FUQIZIMI DHE MODERNIZIMI I SHËRBIMEVE TË MJEKËSISË LIGJORE NË KOSOVË

PËRMBLEDHJA E PROJEKTIT

Projekti “Fuqizimi dhe Modernizimi i Shërbimeve të Mjekësisë Ligjore në Kosovë” sjellë së bashku ekspertët nacional dhe ndërkombëtarë të mjekësisë ligjore dhe të toksikologjisë, antropologjisë, arkeologjisë dhe disiplinave të ndërlidhura.

Përmes këtij projekti, Ministria e Drejtësisë synon të fuqizojë shërbimet e mjekësisë ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) nën administrimin e sajë. Puna koncentrohet në zhvillimin e kapaciteteve teknike dhe njerëzore, duke fuqizuar po ashtu strukturat administrative të DML. Projekti asiston Insitutin të bëhet plotësisht veprues dhe të aplikoj standardet Evropiane dhe ndërkombëtare si dhe praktikat më të mira në punën e tyre.

Forcimi i bashkëpunimit institucional në nivelin nacional krahas pjesëmarrjes së IML në rrjetet Evropiane të mjekësisë ligjore dhe komunitetit shkencorë të mjekësisë ligjore janë pjesë të rëndësishme të aktiviteteve. Qasja në bazat ndërkombëtare të dhënave, bibliotekat elektronike dhe revista elektronike garanton informata të përditësuara mbi zhvillimet e shpejta në metodat e mjekësisë ligjore. Blerja e pajisjeve dhe instrumenteve të reja, duke përfshirë pajisjet e TI për personelin, do të përmirësoj kushtet e punës dhe të zvogëlojë rreziqet e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës në të ardhmen.

Implementimi i Programit gjithëpërfshirës të trajnimit brenda projektit është iniciuar në Qershor 2014. Trajnimi është kryesisht i shënjestruar për personelin e IML por është po ashtu i hapur për akterët e tjerë të sistemit të mjekësisë ligjore në Kosovë. Trajnimi është pranuar mirë nga ekspertët lokal. Programi i trajnimit është dizajnuar duke pasur parasysh sfidat e të ardhmes kur detyrat e EULEX do të dorëzohen te IML.

Ngritja e vetëdijes lidhur me mjekësinë ligjore në mesin e të gjithë akterëve si dhe në mesin e mediave dhe publikut është një ndër qëllimet e Projektit. Konferenca e nivelit të lartë “Personat e zhdukur – Mënyra përpara” mbajtur me 8 Shtator 2015, ka sjellë së bashku ekspertët ndërkombëtarisht të njohur të mjekësisë ligjore, duke pasur përvojë të gjerë dhe të gjatë në jurispondencë, të drejtat e njeriut, mjekësi ligjore dhe në hetime në disa vende.

Projekti është i menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë dhe përkrahur financiarisht nga Instrumenti për Asistencë Para-anëtarësimit (IPA), me të cilën BE përkrahë reformat e vendeve të zgjerimit me ndihma financiare dhe teknike. Fondet IPA ndërtojnë kapacitetet e vendeve përmes procesit të anëtarësimit, që rezultojnë në zhvillime progresive, pozitive në regjion. Ky projekt përkrah zbatimin e përgjithshëm të ligjit dhe sistemin transparent gjyqësorë dhe vazhdon asistencën e BE për Kosovën në fuqizimin e kapaciteteve institucionale të sektorit të sundimit të ligjit.

TË DHËNAT MBI PROJEKTIN

EMRI Fuqizimi dhe Modernizimi i Shërbimeve të mjekësisë ligjore në Kosovë
KOHËZGJATJA 36 muaj, duke filluar nga 10 Shkurt 2014
VLERA 999,970 Euro
ImplementUAR NGA Instituti nacional për Shëndetësi dhe Mirëqenie (THL) dhe Universiteti i

Helsinkit, Finlandë

PËRFITUESIT Ministria e Drejtësisë,

Instituti i Mjekësisë Ligjore (DML)

LOKACIONI I AKTIVITETEVE Prishtinë, e  tërë Kosova
ObjekTIVAT Objektiva e përgjithshme e projektit është të përkrahë autoritetet e Kosovës për të fuqizuar zbatimin e ligjit dhe sistemin transparent gjyqësorë, me fokus në shërbimet e mjekësisë ligjore.

Qëllimi i Projektit është që të fuqizoj dhe modernizoj shërbimet e mjekësisë ligjore në Institutin e mjekësisë ligjore (IML), përfshirë veprimet për personat e zhdukur, duke forcuar kapacitetet e sajë teknike dhe administrative.

ReZULTATET 1 IML ka strukturë administrative dhe organizative plotësisht operative e cila ofron shërbime të mjekësisë ligjore si dhe asistencë hetimore në tërë Kosovën në mënyrë profesionale dhe efikase;

2. Personeli i IML është i aftë për të ofruar shërbime të mjekësisë ligjore të cilat janë të përcaktuara në legjislacion;

3 . Gjykatësit, prokurorët, avokatët mbrojtës, policia dhe shoqëria civile kontribuojnë drejtë përmirësimit të kualitetit të shërbimeve të mjekësisë ligjore në Kosovë;

4. IML është pjesë e rrjeteve dhe komunitetit të mjekësisë ligjore së BE

AKTIVITETET KRYESORE Trajnim gjithëpërfshirës dhe ndërtim të kapaciteteve për personelin e IML;

Njoftim me standardet e njohura ndërkombëtarisht, rekomandimet dhe

praktikat më të mira në mjekësinë ligjore;

Forcimi i bashkëpunimit nacional dhe regjional në mjekësinë ligjore.

PËRFITUESIT FINAL Personeli i IML, Policia e Kosovës, gjykatësit dhe prokurorët, institucionet për shërbime shëndetësore, familjarët e viktimave/personave të zhdukur gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë dhe menjëherë pas tij.
KONTAKTET Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

Z. RAFAEL NIEVERGELT Task Manager

e-mail: rafael.nievergelt@eeas.europa.eu

tel: + 381 38 513 1212

Zyra e projektit në Kosovë

Dr. Sinikka Salo, Lider e ekipit

e-mail: sinikka.salo@thl.fi

tel: + 386 49 166 062

 

Zyra qendrore e THL në Finlandë

Mr JUHA RUMPUNEN, Project Director

e-mail: juha.rumpunen@thl.fi

tel: +358 29 524 7258

 

Ky publikim është prodhuar me asistencë të Bashkimit Evropian. Përmbajtjet e këtij publikimi janë

përgjegjësi vetëm e THL dhe Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Universiteti i Helsinkit, dhe në asnjë

mënyrë nuk mund të reflektojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian.”

                                                                                                                             Korrik 2016