MBËSHTETJA E MËTEJSHME E MJEKËSISË LIGJORE NË KOSOVË

MBËSHTETJA E MËTEJSHME E MJEKËSISË LIGJORE NË KOSOVË

Europe Aid / 138078 / DH/ SER/ XK

 

PËRMBLEDHJE E PROJEKTIT

Projekti “Mbështetja e Mëtejshme për Mjekësinë Ligjore në Kosovë” është përpiluar për të akomoduar fushat e shumta të ekspertizës së kërkuar, siç përcaktohet nga projekti TeR. Ekipi i projektit ka njohuri të hollësishme në fushën e menaxhimit të projekteve, në ekspertizën teknike në fushën e mjekësisë ligjore, njohuri në praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare, sistemet e drejtësisë penale të BE-së, në sundimin e ligjit dhe qëndrueshmërinë e projektit përmes rrjetëzimit rajonal.

Synimet e Projektit IPA2:

Projekti është përpiluar për të akomoduar fushat e shumta të ekspertizës së kërkuar. Ekipi i projektit ka njohuri të hollësishme në fushën e menaxhimit të projekteve, ekspertizën teknike në fushën e shërbimeve të mjekësisë ligjore, njohjen e praktikave më të mira evropiane dhe ndërkombëtare, sistemet e drejtësisë penale të BE-së, sundimin e ligjit dhe qëndrueshmërinë e projektit përmes rrjetëzimit rajonal.

Objektivat e projektit janë:

Ofrimi i shërbimeve të pavarura mjekoligjore në mënyrë transparente, profesionale dhe efikase, në përputhje me standardet evropiane në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Zbatimi i procedurave që përcaktojnë se si bashkëpunon Instituti, raporton dhe shkëmben informata me institucionet e tjera kosovare, si me prokurorinë, gjyqësinë, Agjencinë e Shkencës Mjekoligjore, Policinë, Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe me komunitetin mjekësor. Ndërtimi dhe rritja e kapaciteteve të stafit të Institutit dhe të institucioneve të tjera ku është e përshtatshme, në fushat e arkeologjisë, antropologjisë, toksikologjisë, biokimisë mjekoligjore dhe kapacitetit mjekoligjor dhe hetimit të personave të zhdukur.

Zhvillimi dhe përgatitja e laboratorit të toksikologjisë me qëllim të akreditimit. Forcimi i bashkëpunimit midis Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe hisedarëve të tjerë, duke përfshirë gjyqtarët, prokurorët, këshillat e mbrojtës, policinë dhe shoqëritë civile për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mundësuar zbatimin e plotë të kuadrit ligjor dhe procedural. Forcimi i bashkëpunimit dhe bashkëpunimit me institucionet e huaja për mjekësinë ligjore dhe rrjetet e tyre të lidhura.

Ekspertët kryesor të Projektit te IPA 2 janë:

Profesori James Speers ka përvojë të gjerë si shkencëtar/ekspert i lartë i mjekësisë ligjore në hetimet mjekoligjore dhe në menaxhimin e krimeve të rënda dhe veprave terroriste në Irlandën e Veriut. Ai ka gjithashtu përvojë të konsiderueshme në zhvillimin e programeve, mësimdhënies dhe praktikave të Shërbimeve Mjekoligjore (si në shkencën e forenzikës ashtu edhe në atë të mjekësisë ligjore) në nivel kombëtar (në Mbretërinë e Bashkuar) ashtu edhe në nivel ndërkombëtar (Poloni, Turqi, Jordani dhe Palestinë). Profesori Speers ka përvojë të konsiderueshme në udhëheqjen dhe zhvillimin e programeve të punës për Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për të modernizuar sistemin e drejtësisë penale dhe sektorin e sigurisë në Lindjen e Mesme, i specializuar në zhvillimin e shërbimeve mjekoligjore dhe në kuadrin ligjor. Profesori Speers është Kryetar Akademik për hulumtime pasuniversitare dhe kurset e mësimdhënies në shkencat ligjore në Universitetin Murdoch të Australisë dhe si udhëheqës i ekipit të projektit për IPA 2 ‘Mbështetja e Mëtejshme për Mjekësinë Ligjore në Kosovë’ që punon në Kosovë për tre vite në baza të FIFO-s.

Profesori Damir Marjanović aktualisht është rektor dhe profesor i rregullt në Universitetin Ndërkombëtar Burch, në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë. Ai është gjithashtu profesor i rregullt në Universitetin e Sarajevës, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe profesor vizitor në Universitetin e Splitit, Kroaci. Ai ishte udhëheqës afatgjatë i laboratorit për gjenetikë të mjekësisë ligjore në Institutin e Inxhinierisë Gjenetike dhe Bioteknologjike në Sarajevë dhe aktualisht është duke ofruar asistencë shkencore në Institutin për Hulumtime Antropologjike, në Zagreb, Kroaci. Ndërmjet viteve 2012-2013 ai ka qenë Ministër i Arsimit dhe Shkencës, në Kantonin e Sarajevës, Bosnje dhe Hercegovinë. Ai gjithashtu ka qenë i punësuar në OSBE (Kosovë) si ekspert në fushën e gjenetikës mjekoligjore, në Agjencinë Evropiane për Rindërtim (Serbi) dhe në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (Bosnje dhe Hercegovinë), por gjithashtu ka punuar për Institutin Rudjer Boskovic dhe për Kompaninë shkencore Genos (Kroaci). Në vitin 2011 ai u nderua si Shkencëtar i Vitit në Bosnje dhe Hercegovinë. Fusha kryesore e tij shkencore e interesit është forenzika (mjekësia ligjore), popullsia dhe gjenetika molekulare dhe antropologjia molekulare. Ai ka botuar 5 libra, 16 kapituj librash, më shumë se 75 artikuj shkencorë, revista dhe abstraktë në revistat CC, WOS, SCOPUS dhe gjithsej rreth 230 punime shkencore dhe përmbledhje në revista të tjera dhe publikime shkencore. Gjithashtu, ai ishte një folës i ftuar në 50 ngjarje të ndryshme ndërkombëtare dhe kombëtare shkencore.

TË DHËNAT MBI PROJEKTIN

Emri: Mbështetja e Mëtejshme për Shërbimet e Mjekësisë Ligjore në Kosovë

Kohëzgjatja e Projektit: 36 muaj, duke filluar nga muaji shkurt 2018

Vlera: 1,933,500.00

Implementuar nga: ETI Consulting

Përfituesi: Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)

Lokacioni kryesor i aktivitetit: Prishtinë, mbarë Kosova

Objektivat:

Zhvillimi dhe përgatitja e laboratorit të toksikologjisë me qëllim të akreditimit. Forcimi i bashkëpunimit midis Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe hisedarëve të tjerë, duke përfshirë gjyqtarët, prokurorët, këshillat e mbrojtjes, policia dhe shoqëritë civile për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mundësuar zbatimin e plotë të kuadrit ligjor dhe procedural. Forcimi i bashkëpunimit me institucionet e huaja për mjekësinë ligjore dhe rrjetet e tyre të lidhura.

Rezultatet:

Aktivitetet e projektit janë përshtatur për të adresuar këto sfida dhe ato do të shqyrtohen vazhdimisht dhe do të adresohen gjatë zbatimit të projektit për të siguruar që shërbimet e përcaktuara në fund të projektit do të harmonizohen me përfituesit dhe pritëshmëritë e hisedarëve.

 

Përfituesit e plotë: IML Kosovë

Zyra e Projektit në Kosovë

Udhëheqës i Ekipit, Prof. James Speers

Email: jspeers.ifm@gmail.com

Tel: +383 45 378 064

Asistente e Projektit, Hyrisha Iljazi

Email: hyrishai@gmail.com

Tel: +383 44 283 217

Zyra e BE-së në Kosovë

  1. RAFAEL NIEVERGELT, Task Menaxher

Email: Rafael.NIEVERGELT@eeas.europa.eu

Tel: + 381 38 513 1212