IPA 2014 – Fuqizimi dhe modernizimi i shërbimeve të mjekësisë ligjore në Kosovë

Projekti ‘Fuqizimi dhe Modernizimi i Shërbimeve të Mjekësisë Ligjore në Kosovë’ sjellë së bashku ekspertët nacional dhe ndërkombëtarë të mjekësisë ligjore dhe të toksikologjisë, antropologjisë, arkeologjisë dhe disiplinave të ndërlidhura.

Përmes këtij projekti, Ministria e Drejtësisë synon të fuqizojë shërbimet e mjekësisë ligjore në Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML) nën administrimin e sajë. Puna koncentrohet në zhvillimin e kapaciteteve teknike dhe njerëzore, duke fuqizuar po ashtu strukturat administrative të DML. Projekti asiston Departamentin të bëhet plotësisht veprues dhe të aplikoj standardet Evropiane dhe ndërkombëtare si dhe praktikat më të mira në punën e tyre.

Forcimi i bashkëpunimit institucional në nivelin nacional krahas pjesëmarrjes së DML në rrjetet Evropiane të mjekësisë ligjore dhe komunitetit shkencorë të mjekësisë ligjore janë pjesë të rëndësishme të aktiviteteve. Qasja në bazat ndërkombëtare të dhënave, bibliotekat elektronike dhe revista elektronike garanton informata të përditësuara mbi zhvillimet e shpejta në metodat e mjekësisë ligjore. Blerja e pajisjeve dhe instrumenteve të reja, duke përfshirë pajisjet e TI për personelin, do të përmirësoj kushtet e punës dhe të zvogëlojë rreziqet e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës në të ardhmen.

Implementimi i Programit gjithëpërfshirës të trajnimit brenda projektit është iniciuar në Qershor 2014. Trajnimi është kryesisht i shënjestruar për personelin e DML por është po ashtu i hapur për akterët e tjerë të sistemit të mjekësisë ligjore në Kosovë. Trajnimi është pranuar mirë nga ekspertët lokal. Programi i trajnimit është dizajnuar duke pasur parasysh sfidat e të ardhmes kur detyrat e EULEX do të dorëzohen te DML.

Ngritja e vetëdijes lidhur me mjekësinë ligjore në mesin e të gjithë akterëve si dhe në mesin e mediave dhe publikut është një ndër qëllimet e Projektit. Konferenca e nivelit të lartë “Personat e zhdukur – Mënyra përpara” mbajtur me 8 Shtator 2015, ka sjellë së bashku ekspertët ndërkombëtarisht të njohur të mjekësisë ligjore, duke pasur përvojë të gjerë dhe të gjatë në jurispondencë, të drejtat e njeriut, mjekësi ligjore dhe në hetime në disa vende.

Projekti është i menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë dhe përkrahur financiarisht nga Instrumenti për Asistencë Para-anëtarësimit (IPA), me të cilën BE përkrahë reformat e vendeve të zgjerimit me ndihma financiare dhe teknike. Fondet IPA ndërtojnë kapacitetet e vendeve përmes procesit të anëtarësimit, që rezultojnë në zhvillime progresive, pozitive në regjion. Ky projekt përkrah zbatimin e përgjithshëm të ligjit dhe sistemin transparent gjyqësorë dhe vazhdon asistencën e BE për Kosovën në fuqizimin e kapaciteteve institucionale të sektorit të sundimit të ligjit.

Broshura IPA 2014