PROJEKTET E BE-së NË KOSOVË

Mbështetja e mëtejshme për mjekësinë ligjore në Kosovë (2018 / 394-429)

Kosova është një kandidat i mundshëm i Bashkimit Evropian që nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) në tetor tw 2015. MSA ofron një kornizë gjithëpërfshirëse për përmirësimin e dialogut politik dhe marrëdhëniet ekonomike midis Kosovës dhe BE. Ajo ka implikime të drejtpërdrejta në sektorin e drejtësisë duke vendosur përparësi në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, duke u përqëndruar në zbatimin e shtetit ligjor, parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, mbështetjen e rekrutimit dhe trajnimit të personelit të kualifikuar brenda sistemit të drejtësisë.

BE-ja ka kontribuar në forcimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë për disa vite. Projekti “Mbështetja e mëtejshme për mjekësinë ligjore në Kosovë”, është vazhdim i kësaj mbështetje duke rritur kapacitetet dhe aftësitë e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe Evropiane. Aktivitetet e këtij projekti janë në përputhje me strategjitë e Ministrisë së Drejtësisë dhe planet e veprimit. Bashkëpunimi dhe koordinimi me një sërë institucionesh: EULEX-in, Policinw e Kosovës, përfshirë Agjencinë e Forenzikws së Kosovës. Zyrat e Prokurorisë dhe Gjykatat do të theksohen për të siguruar zhvillimin e procedurave të përbashkëta, dhe standardeve dhe praktikave më të mira.

Projekti “Mbështetja e mëtejshme për mjekësinë ligjore në Kosovë”, financohet përmes Programit IPA të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe zbatohet nga Expertise&Advisors (Francë), në konsorcium me Universitetin e Splitit – Departamenti i Shkencave të Mjekwsisw Ligjore (Kroaci), Agencia Consulting Limited (MB), dhe Sustainable Criminal Justice Solutions (SCJS) Community Interest Company Limited (MB).

Projekti filloi në 4 Shkurt 2018 dhe do të përfundojë deri më 4 Gusht 2022.

Projekti përbëhet nga tre komponentë të ndërlidhur ngushtë:

1: Komponenti organizativ

2: Komponenti i ndërtimit të kapaciteteve

3: Komponenti i bashkëpunimit

Objektivi i përgjithshëm

  • Të mbështesë autoritetet e Kosovës për të forcuar sundimin e ligjit duke mbështetur më tej zbatimin e ligjit të përgjithshëm dhe sistemin gjyqësor transparent, me një fokus në shërbimet e mjekësisë ligjore.

Objektivi specifik

  • Shërbimet në Institutin e Mjekësisë Ligjore përfshirë punwn me Personave të Zhdukur janë forcuar dhe modernizuar duke rritur kapacitetetet teknike dhe administrative.
  • Përmirësimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, zhvillimi I kapaciteteteve dhe efikasitetit në fushën e mjekësisë ligjore dhe shërbimit ndaj sistemit të përgjithshëm të drejtësisë.

Rezultatet e pritura

  • Instituti është në gjendje të ofrojë shërbime të pavarura mjeko-ligjore në mënyrë transparente, profesionale dhe efikase në përputhje me standardet evropiane;
  • Procedurat për mënyrën se si Instituti bashkëpunon, raporton dhe shkëmben informacione me institucione të tjera, siç janë prokuroria, gjyqësori, Agjencia e Kosovws pwr Forenzikw, Policia e Kosovës, Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur si dhe komuniteti mjekësor janë vendosur dhe zbatuar;
  • Kapacitetet e stafit të Institutit, por edhe të institucioneve të tjera, kur është e nevojshme, në fushën e arkeologjisë, antropologjisë, toksikologjisë, bio-kimisë mjeko-ligjore, biologjisë dhe personave të zhdukur janë ndërtuar dhe / ose rritur;
  • Akreditimi laboratorit tw toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore;
  • Bashkëpunimi midis Institutit të Mjekësisë Ligjore, gjyqtarëve, prokurorëve, këshillave të mbrojtjes, policisë dhe shoqërisë civile u forcua për të siguruar zbatimin e plotë të kornizës ligjore dhe procedurale dhe rritjen e ndërgjegjësimit;
  • Forcimi i bashkëpunimit me institucionet e huaja për mjekësinë ligjore dhe rrjetet e tyre.

Përfituesit

Përfituesi kryesor është Instituti i Mjekësisë Ligjore, ish Departamenti i Mjekësisë Ligjore, brenda Ministrisë së Drejtësisë. Përfituesit dytësorë janë Ministria e Drejtësisë, Policia e Kosovës, gjykatat, gjykatësit dhe prokurorët, Agjencia e Kosovws pwr Forenzikw, institucionet e shërbimeve shëndetësore, familjet e viktimave / personave të zhdukur dhe palët e tjera të interesit.

Vendndodhja

Zyrat e Projektit janë të vendosura në ndërtesën e IML-sw në Prishtinë.

Ekipi i projektit

Pr. Dr. Slobodan Oklevski – Drejtues i Ekipit (oklevski@ipa2-ifm.net)

Pr. Dr. Slobodan Oklevski nga R. e Maqedonisë së Veriut ka mbi dy dekada përvojë profesionale në fushën e Drejtësisë Penale, Zbatimit të Ligjit dhe Shkencës Ligjore. Ai është Udhwheqws i Ekipit, me përvojë dhe një analist i proceseve të biznesit në një sërw projektesh mjeko-ligjore, veçanërisht ENFSI (rrjeti evropian i institutit të shkencave fmjeko-ligjore), Delegacionin e Bashkimit Evropian, Ministrinw e Brendshme etj. Ai gjithashtu ka një përvojë 13 vjeçare në arsim në Universitete të ndryshme si profesor i asociuar në fushën e Kriminalistikës dhe Kriminologjisë. Ka përvojë në zhvillimin dhe zbatimin Sistemit të Menaxhimit të Çështjeve Mjeko-Ligjore dhe të Provave dhe ekspert teknik në akreditimin e ISO17025 / 2017. Si udhëheqës i ekipit, roli i tij është të sigurojë që IML është e përgatitur për akreditim sipas standardit ISO 17025/2017.

Prof. Dr. Zlatko Jakjovski – Ekspert Kryesor 2 (zlatko@ipa2-ifm.net)

Prof. Dr. Zlatko Jakjovski, R. Maqedonia e Veriut ka më shumë se dy dekada përvojë profesionale në fushën e mjekësisë ligjore dhe gjenetikës kriminalistike. Dr. Jakjovski është profesor me kohë të plotë në Mjekësinë Ligjore dhe Deontologjinë Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë, nw Universitetin “Shën. Cyril and Methodius” në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Dr. Jakjovski wshtw pjesë e ekipit të projektit si Eksperti Kryesor 2 që nga korriku 2019. Ai siguron mbështetje thelbësore dhe gjithëpërfshirëse në kryerjen e aktiviteteve të projektit, veçanërisht në drejtim të mbështetjes së IML-sw, në azhurnimin profesional të saj në fushën e praktikës së mjekësisë ligjore , analizave laboratorike, asistimi në procedurën e akreditimit, raportimi profesional në institucione të tjera (p.sh. gjykatat) dhe çështje të tjera të ngjashme për ndërtimin e kapaciteteve.

Gezim Plakolli – Menaxher i Zyrës së Projektit (gezim@ipa2-ifm.net)

  1. Plakolli është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të Zyrës së Projektit dhe po ndihmon ekipin e Projektit në organizimin e misioneve jo-kryesore të ekspertëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

tel icon

Tel: 038 200 18 555


Fax: 038 200 18 543

address icon

Instituti i Mjekësisë Ligjore,
QKUK, Prishtinë.

mail icon

info@mjekesialigjore-ks.com


www.md.rks-gov.net

fcb icon tw icon google icon
eu icon

Dizajni dhe zhvillimi i ueb-faqes është i përkrahur nga Projekti i financuar nga BE, menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë dhe implementuar nga Expertise-Advisors, ne konsorcium me Universitetin e Splitit, Departamenti i Shkencave të Mjekësisë Ligjore,Agencia Consulting Limited, dhe Sustainable Criminal Justice Solutions Community Interest Company Limited.