Misioni
Instituti i Mjekësisë Ligjore synon të ofrojë shërbime mjekoligjore në përputhje me praktikat më të mira Evropiane duke respektuar të gjitha standardet ndërkombëtare në mënyrë që të jetë një partner i njohur në evropianizimin e mëtejshëm të Kosovës. Promovimi i shërbimit mjeko-ligjor për akreditim me standardin ISO do të jetë një garanci për respektimin e standardeve për praktikën më të mirë mjekësore në kryerjen e autopsive dhe analizave laboratorike. Pjesë e misionit është zhvillimi dhe krijimi i një sistemi të akreditimit për laboratorët mjeko-ligjor brenda institutit, si dhe krijimi i një “kornize të përgjithshme të cilësisë” për të gjitha seksionet e institutit, që do të sigurojë besueshmëri në rezultatet e autopsive dhe analizat laboratorike, d.m.th. qasje në skemat ndërkombëtare për njohjen reciproke të certifikatave të kalibrimit, raporteve të ekspertëve, si dhe certifikatave të kompetencës. Njohja ndërkombëtare e rezultateve të autopsive dhe ekzaminimet e ekspertëve gjithashtu mundësojnë transferimin ndërkombëtar të dëshmive dhe procedurave penale.
Vizioni
Duke respektuar të gjitha standardet etike dhe profesionale të funksionimit në IML, IML-ja do të marrë pjesë në cilësinë e përgjithshme të sundimit të ligjit, gjë që do të rrisë më tej nivelin e besimit të komunitetit. Duke arritur një funksionim të vazhdueshëm efikas dhe efektiv të institutit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikën më të mirë mjekësore me një strukturë organizative të zhvilluar mirë, e vendosur sipas standardeve moderne të mjekësisë ligjore, proceset mjekoligjore në IML do të ofrojnë transparencë, ndarje profesionale të detyrave të punës, zinxhirin e ruajtjes së dokumenteve dhe dëshmive me një sistem hierarkie të përcaktuar në mënyrë rigoroze, i cili do të jetë shembullor dhe frymëzues për institucionet e sektorit të drejtësisë në Kosovë.
Objektivat
Objektivat strategjike elaborohen përmes objektivave specifike përmes të cilave funksionalizohet sistemi i vendosjes së strategjisë. Instituti i Mjekësisë Ligjore ofron shërbime profesionale mjekoligjore sipas standardeve evropiane pa marrë parasysh racën, gjininë dhe fenë. Akreditimi i laboratorëve mjeko-ligjor sipas standardeve ndërkombëtare (ISO), është objektivi prioritar i Instituti të Mjekësisë Ligjore².
Vlerat tona
Instituti i mjekësisë ligjore ndan vlerat thelbësore që flasin për angazhimin tonë ndaj shërbimit publik dhe pasqyrohen përmes veprimeve tona. Vlerat tona janë të integruara dhe orientojnë aktivitetet dhe vendimet tona. Ne inkurajojmë zbatimin praktik të këtyre vlerave thelbësore përmes kulturës që krijojmë, punës që bëjmë dhe shërbimeve që ne ofrojmë. Vlerat tona përfshijnë:
1)Një nga vlerat tona thelbësore është pavarësia dhe konfidencialiteti të cilat janë baza e proceseve tona të punës, puna në ekip dhe profesionalizmi;
2)Integriteti sepse ne kujtojmë se ndjekja e së vërtetës, ndershmërisë dhe paanshmërisë është gurthemeli i punës sonë;
3)Transparenca dhe profesionalizmi me qëllim që të rritet integriteti shkencor dhe të zvogëlohen konfliktet e interesave dhe
4)Cilësia në mënyrë që të ofrojë cilësi në të gjithë punën tonë, duke siguruar rezultate të sakta në kohë dhe duke përdorur teknologjinë dhe metodat më të mira të përshtatshme.