Zyrtarët e Institutit për Mjekësi Ligjore morën pjesë në ceremonin e rivarrimit të shtatë personave të identifikuar nga Krusha e Madhe

Pas një pune disa vjeçare në identifikimin e mbetjeve mortore të shtatë personave të zhdukur nga Krusha e Madhe, në kuadër të tubimit përkujtimor me rastin e përvjetorit të 23-të të masakrës së Krushës së Madhe, me datë 26.03.2022, u kryen procedurat e rivarrimit të mbetjeve mortore.
Zyrtarët e Institutit për Mjekësi Ligjore së bashku me kolegët nga misioni I Eulexit, morën pjesë në ceremoninë e rivarrimit të të identifikuarve duke ndarë dhimbjen së bashku me familjarët e personave të identifikuar.
Edhe me këtë rast nga Instituti për Mjekësi Ligjore u shpreh gatishmëria e plotë profesionale në kuadër të procesit të hulumtimeve për fatin e personave të zhdukur, të cilët akoma figurojnë në listën e personave të zhdukur.
Instituti për Mjekësi Ligjore vazhdon të kryejë punë profesionale në kuadër të mandatit të tij për hulumtimin dhe identifikimin e mbetjeve mortore komfor kërkesave të adresuara nga institucionet përkatëse shtetërore si Prokuroria dhe Gjykatat e Kosovës.