Zog Plakolli nga Kanadaja kreu me sukses praktiken ne IML
Zog Plakolli vjen nga qyteti Victoria, BC në Kanada dhe ketë vit ka diplomuar me diplomën Bachelor of Science, në fushën e Mikrobiologjisë, nga University of Victoria. Duke filluar nga ky shtator, Zogu do të vazhdojë studimet pas-diplomike pranë Humber College ne Toronto ON, të Kanadasë, ku do të studiojë në drejtimin e “Investigative Forensic Identification”. Gjate verës ai ka shfaqur interesin që të vijojë pjesën praktike në Institutin për Mjekësinë Ligjore (IML) në Prishtinë, që do t’i shërbente si përgatitje para fillimit të studimeve pas-diplomike.
Ai ka vijuar pjesën praktike të punës në IML nga qershori deri në gusht të këtij viti, gjatë kësaj kohe ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet të cilat ofrohen nga IML dhe lidhen me fushën e identifikimit forenzik, duke perfshirë autopsinë mjeko ligjore, pjesëmarrjen në aktivitete të gërmimeve dhe zhvarrimeve mjeko ligjore në terren, ekzaminimin e mbetjeve skeletore dhe marrjen e mostrave kockore për analizë gjenetike me qëllim të identifikimit.
Gjatë kësaj kohe Zogu ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm në punë si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik, por mbi të gjitha ai ka shfaqur vlera të larta njerëzore të cilat garantojnë se ai një ditë do të arrijë të bëhet një profesionist i kompletuar në çdo aspekt. Prandaj Zogut i dëshirojmë suksese në rrugën e tij akademike në të ardhmen, duke qenë të sigurt se një ditë do të kontribuojë sërish për shoqërinë tonë.