Vizitë studimore e delegacionit të Institutit për Mjekësi Ligjore në laboratorin e ADN-së, të Komisionit Ndërkombëtarë për Persona të Zhdukur, në Hagë – Holandë.

Me ftesë nga Komisioni Ndërkombëtarë për Persona të Zhdukur (ICMP -International Commision on Missing Persons), mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar, nga data 1 – 4 mars, në kuadër të procesit të reinventarizimit të mbetjeve mortore, delegacioni I Institutit për Mjekësi Ligjore në përbërje nga Dr. Naim Uka – Udhëheqës I Divizionit për Identifikim, Koordinim dhe Përkrahje, Dr Musa Gashi – Udhëheqës i Divizionit për Mjekësi Ligjore dhe Dr Valon Hyseni – antropolog mjeko ligjor, kanë realizuar vizitën studimore në laboratorin e ADN-së, në Hagë.

Delegacioni I Institutit të Mjekësisë Ligjore ka qenë i shoqëruar nga përfaqësuesi nga Ministria e Drejtësisë (znj Nazlie Bala – Këshilltare Politike), Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur I Kosovës (z Andin Hoti – Kryetar i Komisionit dhe, z Kushtrim Gara – Kryesus i Sekretariatit), Ambasada e Kosovës në Hagë (z Besnik Ramadanaj dhe z Arif Kaqandolli), dhe përfaqësues të ICMP-së në Kosovë (z Luigj Ndou – Kryesus i Marrëdhënieve me Qeveritë dhe z Ylber Morina – zyrtar i Lartë i Programit).
Gjatë këtyre ditëve është vizituar Laboratori i ADN-së, (prezentimi nga z Kieren Hill – bashkëpunëtor shkencor), janë mbajtur prezentime dhe janë zhvilluar takime e diskutime (me znj Kathryn Bomberger – Drejtoreshë e Përgjithshme e ICMP-së, z Matthew Halliday – Udhëheqës i Programit, z Adnan Rizvic – Drejtor i Sistemeve dhe Koordinimit të të Dhënave dhe znj Sandra Sostaric – Koordinatore Rajonale Mjeko lIgjore – Ballkani Perendimor).

Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte njohja me kapacitetet e KNPZH-së (ICMP), procedurat e rezultateteve të ADN-së, mundësitë e bashkëpunimit sa më të mirë mes KNPZH-së (ICMP-se) dhe Institutit për Mjekësi Ligjore (IML) sa i përket qështjes së të pagjeturve nga lufta, me fokus të veçantë në procesin e inventarizimit të rasteve NN, në morgun e IML-se, si dhe prezantimi i sistemit të integruar të të dhënave të ICMP-se.
Çështja e të Pagjeturve në Kosovë vazhdon të jetë një nga plagët më të rënda nga lufta e fundit në Kosovë, dhe në këtë kontekst Instituti I Mjekësisë Ligjore me kapacitetet profesionale mjeko ligjore do të vazhdoj të japë kontributin professional dhe shkencor, në mënyrë që procesi I identifikimeve mjekoligjore të rezultojë me identifikime të vazhdueshme bazuar në planifikimet vjetore.
Vizita studimore u cilësua shumë e suksesshme duke qenë se ishte hera e parë që profesionistët mjekoligjorë nga IML-ja vizitonin laboratorin e ADN-së, duke u njohur për së afërmi me sistemin modern të aplikimit të njohurive më të reja në fushën e identifikimeve mjekoligjore, si dhe duke u rikonfirmuar mbështetja e vazhdueshme e ICMP-së, në procesin e identifikimeve mjekoligjore.