Vizitë nga Ministrja e Drejtësisë znj Albulena Haxhiu në IML
Te Martën me datë 17.05.2022 në objektin e IML-së ishte për vizitë Ministrja e Drejtësisë, znj Albulena Haxhiu, së bashku me Këshilltaren politike Znj. Nazlie Bala.
Ministrja u prit në takim nga Zëvendësuesja e Drejtorit të Përgjithshëm të IML-së, Znj. Flutra Goga – Bajrami, stafi udhëheqës dhe një pjesë e stafit profesional të Institutit.
Në takim u diskutuan kryesisht çështje që ndërlidhen me aktivitete specifike të Institutit, që janë me interes për Ministrinë e Drejtësisë dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi. Theks i veçantë është vënë në procesin e inventarizimit të mbetjeve kockore në IML, planin e veprimit dhe ecurinë e tij, si edhe çështje tjera të ndërlidhura me kërkimin e personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Ministrja Haxhiu ka vizituar edhe objektin ku është i vendosur morgu dhe sallat e autopsisë/antropologjisë. Në mënyrë të detajuar është informuar për pregatitjet që po zhvillohen në kuadër të pregatitjeve për akreditimin e Laboratorit të Toksikologjisë, por edhe ristrukturimit të hapësirave e procesit të punës në IML.
Ministrja u shpreh e gatshme për të ofruar mbështetjen e saj për aktivitetet e IML-së, ndërsa Zëvendësuesja e Drejtorit të IML theksoi sfidat e ndryshme me të cilat përballet Instituti por edhe përkushtimin e stafit për të modernizuar më tutje shërbimet që ofrojmë.