Vazhdon bashkëpunimi ne mes te IML dhe Komisioni Nderkombetar për Persona te Zhdukur
Me daten 10.10.2022, në Institutin për Mjekësi Ligjore u mbajt takimi ne mes te udhëheqësve te IML-se, me Dr. Naim Uka, Zëvendës -Drejtor i Përgjithshëm i IML, Dr. Ditor Haliti, Zëvendës-Udhëheqës i Divizionit për Identifikim,Koordinim dhe Perkrahje dhe Z. Javier Naranjo, Udhëheqës i komponent ës se EULEX-it ne IML me përfaqësuesit e Komisionit ndërkombëtar për personat e zhdukur (ICMP), z. Matthew Holliday – Drejtor i Programit për Evropë, z Luigj Ndou – Udhëheqës për marrdhenje Qeveritare Prishtine/Tirane ne ICMP, z. Ylber Morina – Zyrtar i larte i programit.
Qëllimi i takimit ishte rritja e bashkëpunimit ne mes te ICMP dhe IML për intensifikimin e punës ne zbardhjen e çështjes se personave te zhdukur me dhune gjate luftës ne Kosove, si dhe koordinimin e punëve me te gjitha palët e përfshira ne proces. Zv. Drejtori i Përgjithshëm i IML-se, Dr. Naim Uka theksoi se IML është e gatshme te kontribuoje me te gjitha kapacitetet e saj profesionale ne përshpejtimin e procesit te identifikimeve te reja ne aspektin mjeko-ligjor, si dhe mirëpret çdo ndihme e cila ofrohet nga ana e ICMP-se si një nder hallkat kyçe te analizës gjenetike te identifikimit.
Matthew Holliday, falënderoi IML-në për bashkëpunimin e vazhdueshëm përgjatë tërë këtij procesi dhe u shpreh se ICMP do te vazhdoje ta mbështes IML-ne dhe institucionet tjera relevante ne Republikën e Kosoves me te gjithë potencialin e saj profesional dhe teknik. Udhëheqësi i ekipit te Eulexit-it ne IML, Z. Javier Naranjo nënvizoi se EULEX-i është gjithnjë ne dispozicion për ta mbështetur IML-ne me ekspertizën e tyre duke punuar përkrah eksperteve lokal ne te gjitha aktivitetet qe lidhen me gjetjen dhe identifikimin e personave te zhdukur.
Te gjitha palët ne takim erdhën ne përfundim se ky proces kërkon një koordinim te te gjithë artereve te përfshirë ne zgjidhjen e fatit te personave te zhdukur me dhune, duke shmangur interferimin dhe dyfishimin e panevojshëm te punëve nga institucionet lokale apo ndërkombëtarë. Ne fund pjesëmarrësit u dakorduan qe te rritet komunikimi dhe te vazhdohet me takime te rregullta, duke përfshirë edhe asociacionet e familjeve te personave te zhdukur, ne mënyrë qe ky proces te jete sa me transparent për zgjidhjen e kësaj çështje te ndjeshme.