Tryezë e rrumbullakët: “Sfidat në procesin e identifikimeve mjekoligjore”

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur me Dhunë, me 29.08.2022, Instituti për Mjekësi Ligjore organizoj tryezë të rrumbullakët me temën: “Sfidat në Procesin e Identifikimeve Mjekoligjore”.

 

Në diskutimet e kësaj teme sa të rëndësishme në aspektin mjekoligjor, po aq të dhimbshme në aspektin njerëzor, ishin të pranishëm përfaqësues nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjeve të Personave të Zhdukur, Policia e Kosovës – Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), udhëheqësi i komponentës së Mjekësisë Ligjore të EULEX-it në Institutin për Mjekësi Ligjore, si dhe në cilësinë e mysafirëve, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës Zvicerane.

Krahas diskutimit në lidhje me proceset që janë duke u zhvilluar në Institutin për Mjekësi Ligjore në kuadër të identifikimeve mjekoligjore, ishte përfundim i përbashkët se sfidat në procesin e identifikimeve mjekoligjore janë të shumëfishta, prej të cilave sigurimi i informatave zyrtare nga pala serbe paraqet sfidën kryesore. Ofrimi i informatave nga pala serbe për lokacionet e ndryshme të varrezave masive do të rriste shpresat për identifikimeve të reja mjekoligjore.

Sfidë tjetër me të cilën Instituti për Mjekësi Ligjore po ballafaqohet qoftë në procesin e ri-shikimit të mbetjeve skeletore qoftë në gërmimet hulumtuese paraqesin keq identifikimet apo identifikimet e gabuara të bazuara në metoda tradicionale.

Përfundimet e përbashkëta të kësaj tryeze ishin se përkundër sfidave të shumëfishta, aktivitetet tona do të vazhdojnë me dinamikë të rritur, në bashkëpunim të ngushtë të Institucioneve locale dhe ndërkombëtare.