TESTIMI I DYTË NDËRKOMBËTAR I LABORATORIT TË TOKSIKOLOGJISË TË IML
Laboratori i Toksikologjisë që është pjesë e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në muajin Gusht 2021 ka marrë pjesë në testimin e dytë ndërkombëtar të kompetencës për analizën e alkoolit në gjak dhe plazmë. Ky testim është organizuar nga Instituti Kombëtar i Toksikologjisë dhe Shkencave Forenzike në Sevilla të Spanjës dhe në të kanë marrë pjesë 57 laboratore nga shtete të ndryshme të botës. Instituti në fjalë ka dërguar mostrat e panjohura për Laboratorin tonë, përmes zingjirit të ruajtjes dhe më pas Laboratori ynë i ka analizuar ato mostra dhe ka dërguar rezultatet në Spanjë.
Instituti më pas ka dërguar raportin zyrtar të rezultateve të testimit tek të gjitha laboratoret që kanë marrë pjesë në testim, përfshirë IML-në. Bazuar në Z-score* zyrtar kemi rezultat shumë të kënaqshëm, me marzhë të gabimit -0.24 deri -0.67 (devijimi shkencor i lejuar është deri në 2). Ky rezultat është një konfirmim pozitiv i punës që bëhet në Laboratorin e Toksikologjisë dhe bazament i fortë për rrugëtimin e Laboratorit drejt akreditimit me standardin ISO 17025:2017.
[1] Z-score – Është matje numerike që përshkruan lidhjen e një vlere me mesataren e një grupi vlerash. Z-score matet me devijimin standard nga mesatarja. Nëse Z-score është 0, kjo tregon që rezultati i pikës së të dhënave është identik me rezultatin mesatar