Takimi i GP për inventarizimin e mbetjeve mortore ne IML

Me date 30.06.2022 ne ambientin e Institutit për Mjekësi Ligjore u mbajt takimi i radhës i grupit punues për Rishikimin e mbetjeve mortore ne morgun e IML-se, ku morën pjese përfaqësuesit nga IML, MD, KQPZH, EULEX, ICRC dhe ICMP. Në takim u diskutua për punën e jashtëzakonshme në procesin e inventarizimit, sfidat dhe sukseset e këtij procesi i cili mbështetet edhe nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Faza e pare e implementimit te Planit te punës për rishikim te mbetjeve mortore ne IML ka filluar gjate muajit shkurt te këtij viti, ku deri me tani është punuar ne shume drejtime: janë shqyrtuar dosje te rasteve te caktuara ne arkivën e personave te zhdukur nga antropologet e IML dhe EULEX-it, si dhe  zyrtaret e sektorit për identifikim, janë kontaktuar familjare te personave te zhdukur për procedurat e pranim -dorëzimit te këtyre rasteve, janë ekzaminuar raste te ndryshme qe lidhen me procesin e ribashkimit, dorëzimit dhe rasteve NN ne morgun e IML-se.

 

Gjithashtu, u diskutua për aktivitetet fushore te ekipit te IML-se dhe gjetjet te cilat ndërlidhen me procesin e rishikimit te mbetjeve mortore ne IML, si dhe për mostrat kockore te cilat janë marre gjate procesit te rishikimit dhe ekzaminimit te mbetjeve mortore te cilat janë zhvarrosur gjate punës ne terren, dhe te cilat janë dërguar ne ICMP për analiza te ADN-se.

Pjesëmarrësit u pajtuan qe është e domosdoshme te hartohet një strategji gjithëpërfshirëse e cila duhet ta adresoje nevojën e sigurimit te mostrave biologjike te gjakut nga familjaret te cilët ende nuk kane dhënë gjak, përmes një qasje multidisciplinare nga te gjithë akteret e përfshirë ne këtë proces.

Në kuadër të bashkërendimit të punëve dhe aktiviteteve për dhe rreth procesit të inventarizimit të mbetjeve mortore në morgun e Institutit, po vazhdon mbështetja e procesit të inventarizimit nga Ministria e Drejtësisë , Misioni i Eulexit me ekspertet e tyre duke potencuar lartë profesionalizmin e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtarë.

Instituti i Mjekësisë Ligjore mbetet i përkushtuar ne vazhdimin e punës ne procesin e zbardhjes e fatit te personave te zhdukur ne Kosove, ne bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.