Takimi i 11-të, i Komitetit Drejtues te Projektit IPA 2” Mbështetje e mëtutjeshme për Mjekësinë Ligjore ne Kosove”.
Sot ne Institutin për Mjekësi Ligjore u mbajt takimi i 11-të, i Komitetit Drejtues te Projektit IPA 2” Mbështetje e mëtutjeshme për Mjekësinë Ligjore ne Kosove”.
Takimin e udhëhoqi zv. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit për Mjekësi Ligjore, Dr. Naim Uka, i cili në fjalën përshëndetëse informoi të pranishmit se kishin pranuar Aprovimin e planit ideor të Sistemit të Menaxhimit të Rasteve Mjeko Ligjore (FCMS) nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit.
Gjithashtu, zv. Drejtori i IML-së, informoi të pranishmit se pas një pune voluminoze të IML-së dhe mbështetjes nga Projekti IPA2 dhe Ministrisë së Drejtësisë ështe vendosur që datë 26.10.2022, do të dorëzohet aplikacioni për procedurat e Akreditimit në Drejtoratin për Akreditim të Kosovës.
Znj. Nazlie Bala – këshilltare e Ministres së Drejtësisë përshëndeti takimin duke potencuar faktin se Instituti për Mjekësi Ligjore qëndron në mesin e objektivave prioritare qeverisëse dhe në këtë kuptim do ta ketë përkrahjen e vazhdueshme nga Ministria e Drejtësisë.
Rafael Nievergelt nga Zyra e Be-së, duke përshëndetur takimin dhe rezultatet e arritura, posaqërisht të kësaj periudhe kohore ofroi mbështetjen e plotë nga zyra e EU-së, duke inkurajuar të pranishmit për punë të përbashkët ekipore në plotësimin e kritereve të kërkuara për akreditim.
Pas miratimit të procesverbalit të takimit të kaluar, Udhëheqësi i Projektit IPA 2, z. Slobodan Oklevski, raportoi për aktivitetet e zhvilluara gjatë tre mujorit te kaluar, gjatë së cilës kohë janë kryer aktivitetet te shumta ne fusha të ndryshme të projektit IPA 2, përmes hartimit të shumë dokumenteve strategjike zhvillimore si dokumentin e vlerësimit të rrezikut për shëndetin dhe sigurinë në punë, Udhëzimin administrativ për procedurat e Autopsive, i cili UA është propozuar të unifikohet me Udhëzimin tjetër Administrativ për procedurat e ekzaminimeve mjekoligjore, i cili gjendet në fazën e finalizimit.
Për aktivitetet e planifikuara në periudhën e mbetur të Projektit IPA, foli Dr. Zlatko Jakovski, duke potencuar vizitën studimore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Athinë, Trajnimin Psikosocial si dhe hartimin e protokoleve për grumbullimin dhe evidentimin e provave mjekoligjore.
Përfaqësuesit e IML-se se bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ekipin e Projektit IPA vazhdojnë te punojnë me vendosmëri dhe përkushtim te madh, duke i tejkaluar te gjitha sfidat për te arritur synimet dhe qëllimet ne fuqizimin e standardeve te shërbimeve mjeko ligjore ne Kosove.