Takim i Zëvendës Drejtorit të Institutit për Mjekësi Ligjore me Përfaqësuesit e Projektit IPAII

Në Institutin për Mjekësi Ligjore u mbajt takimi i rregullt me perfaqësuesit e Projektit IPAII. zv. Drejtori i IML-se dr. Naim Uka falënderojë të pranishmit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm me ekspertët e projektit IPAII.

Në këtë takim u prezantua edhe mbikqyrësi i ri, i zyrës së BE-së, z. Nikola Scaramuzzo për Projektin IPA II, i cili u informua në lidhje me rezultatet dhe aktivitetet e kryera si dhe ato që janë në zhvillim e sipër. Z, Scaramuzzo shprehu interesimin e tij për ofrimin e mbështetjes së zyrës së BE-së edhe në të ardhmen, varësisht nga nevojat e Institutit për Mjekësi Ligjore. Instituti për Mjekësi Ligjore do të bashkëpunojë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, të cilët vazhdojnë t’a ndihmojnë Institutin për Mjekësi Ligjore për ngritjen e kualitetit dhe efikasitetit të sherbimeve profesionale mjekoligjore.