Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë vizituan Institutin për Mjekësi Ligjore në Prishtinë

Me datën 11.11.2022, Institutin për Mjekësi Ligjore e vizituan U.D. Dekani i Fakultetit Juridik “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof. Islam Qerimi dhe studentët e këtij fakulteti, te cilët u pritën nga zv. Drejtori i Institutit për Mjekësi Ligjore, dr. Naim Uka, dr. Musa Gashi –Udhëheqës i Divizionit për Mjekësi Ligjore, dr. Ditor Haliti-Antropolog Mjeko-Ligjor dhe z. Driton Krasniqi-Hetues Mjekesor i Vdekjes.

Zv. Drejtori i Institutit, dr. Naim Uka , studentëve tëUniversitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, iu uroi mirëseardhje dhe shprehu mbështetjen e tij për iniciativa te tilla për studentët, vizita të cilat janë të domosdoshme për avancimin dhe përgatitjen profesionale të tyre. Gjatë kësaj vizite studimore u prezantua puna e deritanishme për secilin Divizion në Institutin për Mjekësi Ligjore.

Pas prezentimeve nga Udhëheqësit e Divizioneve, studentët vazhduan me vizitën në ambientet e Institutit ku u njohën për së afërmi me punën e Institut për Mjekësi Ligjore, me ç ‘rast vizituan sallën e autopsisë, ku u njoftuan me punën e specialistit mjeko ligjor ne sallën e autopsisë. Mëpastaj, vizituan sallën e ekzaminimeve mjeko ligjore, morgun dhe laboratorët mjekoligjorë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte ofrimi i qasjes për qëllime studimi-njohuritë dhe ngritja-përgatitja profesionale e studenteve për sistemin e Drejtësisë në Kosovë.

Zv. Drejtori i IML-se dhe U.D dekani i Fakultetit Juridik te Mitrovicës prof. z. Islam Qerimi u dakorduan që organizime të tilla të kenë edhe në të ardhmen për mbështetjen dhe përkrahjen e studentëve për ngritjen e tyre në vazhdimësi për formimin profesional.