Studentë të Fakultetit Juridik vizitë në IML

Me kërkesë nga Organizata Studentore Studim Kritikë Veprim – SKV për ta vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore, sot ishin ne vizite ne IML disa studentë të Fakultetit Juridik.

Me këtë rast ata u pritën dhe shoqëruan nga Dr Musa Gashi (Udhëheqës i Divizionit për Mjekësi Ligjore), me ç’rast edhe u njohën me punën dhe shërbimet mjeko ligjore që ofron Instituti. Poashtu, ata u njohën edhe me kushtet e punës dhe ambientet e Institutit.

Instituti i Mjekësise Ligjore është institucion profesional qe ofron shërbime mjeko ligjore per organet e drejtësisë dhe qytetaret. Ne kete drejtim në kuadër të mandatit ligjor, ne jemi te hapur per bashkëpunim me te gjithë palët e interesuara, qoftë studentë, mjekë, prokurorë, gjyqtarë, policë etj.