Sophie van Wyngaarden, studente Australiane nga Universiteti Murdoch në Perth të Australisë përfundon temen e Masterit në IML

Në Nëntor të vitit 2018, Sophie van Wyngaarden, studente Australiane nga Universiteti Murdoch në Perth të Australisë, nën mbikqyrjen e Professor Dr. James Speers (Udhëheqës i ekipit të projektit IPA 2 “Mbështetja e mëtutjeshme për mjekësinë ligjore në Kosovë) si dhe me ndihmën e profesorit Flamur Blakaj nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë, me sukses ka përfunduar hulumtimin krahasues retrospektiv, të vdekjeve nga vrasjet në Kosovë, në periudhën 2006-2015. Ky punim është prezentuar edhe në Konferencën Ndërkombëtare Gjenetikë dhe Antropologji Forenzike të mbajtur në Split, prej 17 – 22.06.2019.  Punimin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm.

https://researchrepository.murdoch.edu.au/id/eprint/42966/