Sigurimi fizik i Institutit te Mjekësisë Ligjore nga sot do te behet nga Policia e Kosovës.
Policia e Kosoves ne marrëveshje me Institutni per Mjekësisën Ligjore nga sot merr ne detyre sigurimin fizik te objektit te IML-se . Ne baze te marrëveshjes Policia e Kosovës përveç mbajtjes se rendit dhe sigurimit te objektit te IML-se do te beje edhe legjitimimin e vizitoreve ne hyrje dalje ne IML.
Gjithashtu zyrtari policor ne detyre do te monitoroje kamerat e sigurisë përmes monitorit te vendosur ne kabine me theks te veçantë hapësirat me ndjeshmëri te larte.
Instituti i Mjekësisë Ligjore do te bashkëpunojë ne vazhdimësi me te gjitha Institucionet relevante për te mirën e qytetareve te Republikës se Kosovës.