Realizohen procedurat e pranim dorëzimit të një rasti në komunën e Graqanicës

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta në Institutin për Mjekësi Ligjore janë kryer procedurat e pranim dorëzimit të mbetjeve skeletore të një rasti në komunën e Graqanicës.

Zyrtarja e Institutit për Mjekësi Ligjore. Znj. Biljana Vekic – Udhëheqëse e ekipit për të zhdukurit jo-Shqiptarë, ka kryer procedurat e nevojshme standarde të pranim dorëzimit të mbetjeve skeletore, duke kryer njëkohëisht edhe komunikimet e nevojshme zyrtare në bashkëpunim me familjarët e personit të identifikuar.

Instituti për mjekësi ligjore vazhdon të ofrojë shërbime profesionale mjekoligjore për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke zbatuar njëkohësisht vendimet e Institucioneve përkatëse për çështjen e procesit të identifikimeve mjekoligjore.