Punëtoria për Hartimin e Protokollit Shtetëror të trajtimit të rasteve të dhunës seksuale
Sot në amfiteatrin e Institutit të Mjekësisë Ligjore filloi punën “Punëtoria për Hartimin e Protokollit Shtetëror të trajtimit të rasteve të dhunës seksuale”
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe me mbështetjen e EULEX-it, Rrjetit të Grave të Kosovës dhe UN Women Kosovë janë organizator të kësaj Punëtorie.
Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie është diskutimi me Grupin Punues i Draft-protokollit Shtetëror të trajtimit të rasteve të dhunës seksuale , me qëllim plotësimin dhe përmirësimin e këtij drafti duke përfshirë të gjitha institucionet relevante dhe përgjegjëse të Institucioneve Shtetërore të Republikës së Kosovës.
Punëtoria do të zgjas dy ditë 30-31 Maj 2022 në Institutin e Mjekësisë Ligjore.