Punëtoria mbi Identifikimin e Viktimave të Fatkeqësive

Punëtoria mbi Identifikimin e Viktimave të Fatkeqësive (DVI) është organizuar në Prishtinë me 8 dhe 9.12.2015. Ekspertët nga Finlanda i ofruan pjesëmarrësve njohuri dhe aftësi për të krijuar Ekipin Nacional për Identifikimin e Viktimave të Fatkeqësive (DVI) në Kosovë. Pjesëmarrësit u pajtuan për të formuar grupin punues të përbërë nga të gjitha institucionet relevante të cilët do të punojnë në krijimin e ekipit të DVI. Pjesëmarrësit e punëtorisë përfaqësuan Departamentin e Mjekësisë Ligjore, Ministrinë e Drejtësisë, Policinë e Kosovës, Agjencionin Kosovar të Forenzikës, Agjencioni Kosovar për Menaxhimin e Emergjencave, Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës, Eulex’in dhe misionin e OSBE në Kosovë. Punëtoria është ofruar nga Projekti ‘Fuqizimi dhe Modernizimi i Mjekësisë Ligjore në Kosovë’.

puntoriaIPA