Publikimi i artikullit “ Analiza e traumës skeletore te trupat e gjetur në një varrezë masive”, nga autorët Ditor Haliti, Diana Swales dhe Alan Robinson

Më 26 mars 2022, në revistën shkencore International Journal of Legal Medicine (botuesi Springer Nature), u publikua artikulli me titull “ Analiza e traumës skeletore te trupat e gjetur në një varrezë masive”, nga autorët Ditor Haliti, Diana Swales dhe Alan Robinson. Ky punim është pjesë e disertacionit të temës Master të Dr. Ditor Halitit, Antropolog Mjeko Ligjor në IML, të kryer në vitin 2019 pranë Universitetit Dandi (University of Dundee) në Mbretëri të Bashkuar. Ky artikull lidhet me dokumentimin e traumës skeletore te viktimat e civilëve shqiptarë të gjetur në varrezën masive të Rudnicës në Serbi në vitin 2014, ku IML dhe Eulex Kosova morën pjesë në mënyrë aktive në procesin e gërmimit, zhvarrimit dhe identifikimit të mbetjeve mortore, të cilat u vërtetuan se i përkasin viktimave civile shqiptare nga Rezalla, Çikatova e Vjetër, Zabeli i Ulët dhe Gllanasella. 

IML mbetet e përkushtuar në punën për zbardhjen e çështjes së peronave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, si dhe në dokumentimin e të gjitha krimeve të luftës nga aspekti shkencor mjeko ligjor si një ndër hallkat më të rëndësishme në këtë proces.

 

https://link.springer.com/article/10.1007/s00414-022-02806-0