Pjesëmarrje në aktivitetet institucionale për shënimin e 30- Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur
Me ftesën e Kretarit të Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjeve të Personave të Zhdukur, Udhëheqsja e Sektorit për Bashkëpunim me Familjet e personae të zhdukur në Institutin për Mjekësi Ligjore znj. Majlinda Maloku, ka marrë pjesë në takimin e këshillit në cilësin e përfaqësueses nga Instituti për Mjekësi Ligjore.
Gjatë këtij takimi, znj. Maloku ka përsëritur ftesën zyrtare të Institutit për Mjekësi Ligjore për takimin e propozuar me datë 26.08.2022, me përfaqësuesit e Këshillit Koordinues me qëllim të informimit të familjarëve për aktivitetet e kryera gjatë këtij viti, me theks të veqantë për procesin e rishikimit të mbetjeve skeletore në morgun e IML-së. Përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur kanë propozuar që ky takim të realizohet pas dates 30 gusht 2022, për datën e të cilit takim do të koordinohemi në të ardhmen e afërt.
Poashtu, znj. Maloku ka informuar të pranishmit edhe për organizimin e tryezës së rrumbullakët me datë 29.08.2022, ku do të diskutohet për sfidat e procesit të identifikimeve mjekoligjore, me pjesëmarrjen e institucioneve locale dhe ndërkombëtare që merren me trajtimin e çështjes së të zhdukurve.