PËRMES BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL SYNOHET NGRITJA E SHËRBIMEVE PROFESIONALE DHE SHKENCORE NË MES TË SHSKUK-së DHE IML-së
Në Drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitare të Kosovës, u mbajt takimi zyrtar në mes të dr. Pranvera Zejnullahu –Raci –U.D. Drejtoreshë e SHSKUK-së dhe dr. Naim Uka – Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit për Mjekësi Ligjore.
Qëllimi I takimit ishte ngritja e bashkëpunimit dhe cilësisë së shërbimeve profesionale ndërinstitucionale.
Pasiqë ka ekzistuar një marrëveshje formale paraprake për ofrimin e hapësirave të Institutit për Mjekësi Ligjore për shërbimet e Instituteteve paraklinike deri në përfundimin e renovimeve të këtyre hapësirave, u kërkua që Instituti I Patologjisë të vazhdojë ofrimin e shërbimeve në hapësirat e tyre të renovuara, kërkesë kjo që do të përcillet nga u.d. Drejtoresha e SHSKUK-së tek Udhëheqësitë e Institututeve Paraklinike.
Në kuadër të trajtimit të rasteve jo mjekoligjore – vdekjet klinike (autopsit patologjike), Instituti për Mjekësi Ligjore do të ofrojë të gjitha kapacitetet ekzistuese si ato profesionale poashtu edhe hapësirat e sallave të autopsive për trajnimin e patologëve nga Instituti I Patologjisë Anatomike, për kryerjen e autopsive patologjike – rasteve klinike.
Pasiqë Ligjet e dy Institucioneve gjenden në fazën e plotësim-ndryshimit u dakordua që të dërgohen rekomandimet nga dy institucionet tona, ashtu që të krijohet një bazë ligjore për funksionalizimin efikas të shërbimeve përkatëse.
Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësin e arritjes së një marrëveshje bashkëpunimi në mes SHSKUK-së dhe IML-së, për ngritjen e kualitetit dhe efikasitetit të shërbimeve profesionale në kuadër të këtyre dy Institucioneve shtetërore. Në këtë kuadër u vendos të krijohet një grup I përbashkët punues, të cilët do të fillojnë punën në hartimin e marrëveshjes për bashkëpunim.
Në vazhdën e bashkëpunimit ndërinstitucional u diskutuan edhe tema të ndryshme profesionale, për të cilat u dakordua që të vazhdojnë diskutimet edhe në të ardhmen e afërt duke synuar rezultate konkrete në ofrimin e shërbimeve profesionale mjekësore dhe mjekoligjore.