Përmbledhje e ceremonisë së fillimit të projektit Instituti i Mjekësisë Ligjore

Përmbledhje e ceremonisë së fillimit të projektit

Instituti i Mjekësisë Ligjore

5 Shtator 2018

Historiku:

Objektiv i përgjithshëm i projektit është të mbështesë autoritetet e Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit gjyqësor, me fokus në shërbimet e mjekësisë ligjore. IML është një agjenci nën Ministrinë e Drejtësisë (MD), me autonomi funksionale. Instituti, përmes stafit të tij të ekspertëve mjekoligjorë, kryen ekzaminime mjekoligjore, siç janë autopsia mjekoligjore, ekzaminimi klinik mjekoligjor, ekzaminime biologjike të mostrave dhe ekzaminimet tjera mjekoligjore, të parapara me ligj. Gjithashtu, ekspertët mjekoligjorë të Institutit janë të detyruar të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë objektive, të pavarur dhe të paanshme, dhe duhet t’i përmbahen parimeve të konfidencialitetit profesional në lidhje me informacionet e mbledhura, analizat dhe gjetjet tjera të cilat ata i mësojnë gjatë kryerjes së detyrave të tyre, si dhe praktikat jodiskriminuese, në pajtim me ligjin dhe aktet nënligjore përkatëse.

 

Modaliteti dhe aktivitetet e projektit që do të ndërmerren do t’i sigurojnë IML-së ngritjen e kapaciteteve të nevojshme për ekspertiza të ndryshme ligjore dhe kërkesat menaxheriale / strategjike, duke bërë të mundur që IML të rritet vazhdimisht dhe të mbajë standarde të larta në nivel ndërkombëtar dhe të BE-së.

 

Përmbledhje nga takimi

 

Më 5 shtator 2018, ngjarja e lansimit të projektit u mbajt në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për të shënuar fillimin e projektit të Bashkimit Evropian “Mbështetja e mëtejshme për Shërbimet e Mjekësisë Ligjore në Kosovë”. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të Misionit të BE-së në Kosovë, të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, përfaqësuesit e Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, përfaqësuesit e EULEX-it, ICRC, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, stafi i IML-së dhe përfaqësuesit e medias.

 

Në fjalimin hyrës drejtori i IML-së, Dr. Arsim Gërxhaliu, theksoi rëndësinë e projektit për IML-në dhe falënderoi EUOK-un për mbështetjen e saj. Përfaqësuesi i Misionit të BE-së, z. Luigi Brusa, vuri në dukje se secili duhet të jetë i vetëdijshëm për problemet dhe sfidat me të cilat përballet Kosova dhe IML në fushën e shërbimeve të aplikuara të mjekësisë ligjore  dhe se megjithëse BE-ja ka vazhduar të mbështesë IML-në dhe institucionet e Kosovës, kjo behet në kuptimin se do të ketë përparime në efektivitetin dhe efikasitetin e tyre. Sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, z. Qemajl Marmullakaj, theksoi gjithashtu sfidën e madhe që është përpara Ministrisë dhe IML-së për të zhvilluar legjislacionin dhe strukturat e nevojshme në të cilat IML do të arrijë standardet dhe do të maksimizojë funksionet e saj. Në fund, udhëheqësi i projektit të ekipit, James Speers, shpjegoi në hollësi fazat e projektit dhe rezultatet e pritshme.