Pajisjet e reja për DML me financim të BE
Gjatë vitit 2015, Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka pranuar shumë pajisje të reja të siguruara nga zyra e BE në Kosovë, Projekti IPA “Fuqizimi dhe Modernizimi i Shërbimeve të Mjekësisë Ligjore në Kosovë”. Furnizimi përbëhej nga pajisjet e reja të IT – dhe pajisjet e zyrës si dhe pajisje për Laboratorët e Mjekësisë Ligjore, morgun, njësinë e identifikimit dhe hetimin mjeko ligjor të vendit të krimit. Pajisjet e reja dhe instrumentet do të përmirësojnë kualitetin e punës, kushtet e punës dhe do të zvogëlojnë rrezikun për shëndetin në vendin e punës .
Përmes këtij projekti, Ministria e Drejtësisë synon të fuqizojë shërbimet e mjekësisë ligjore në Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML) nën administrimin e sajë. Puna koncentrohet në zhvillimin e kapaciteteve teknike dhe njerëzore, duke fuqizuar po ashtu strukturat administrative të DML. Projekti asiston Departamentin të bëhet plotësisht veprues dhe të aplikoj standardet Evropiane dhe ndërkombëtare si dhe praktikat më të mira në punën e tyre.
Projekti është i menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë dhe përkrahur financiarisht nga Instrumenti për Asistencë Para-anëtarësimit (IPA), me të cilën BE përkrahë reformat e vendeve të zgjerimit me ndihma financiare dhe teknike. Fondet IPA ndërtojnë kapacitetet e vendeve përmes procesit të anëtarësimit, që rezultojnë në zhvillime progresive, pozitive në regjion. Ky projekt përkrah zbatimin e përgjithshëm të ligjit dhe sistemin transparent gjyqësorë dhe vazhdon asistencën e BE për Kosovën në fuqizimin e kapaciteteve institucionale të sektorit të sundimit të ligjit.