Nënshkruhet Memorandumi i Kooperimit (MiK) në mes të Departamentit të Mjekësisë Ligjore dhe Asociacionit të Bibliotekave Elektronike të Kosovës
Dr. Arsim Gërxhaliu, Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore (DML) dhe Znj. Bukurije Haliti, Koordinatore e Asociacionit të Bibliotekave Elektronike të Kosovës nënshkruan Memorandumin e Kooperimit me datën 14.12.2015 në DML, Prishtinë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është anëtarësimi i DML në Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës dhe shfrytëzimi i burimeve dhe materialeve për të cilat ka nevojë DML. Anëtarësia për vitet 2016 – 2017 është siguruar nga Projekti IPA i financuar nga BE ‘Fuqizimi dhe Modernizimi i Shërbimeve të Mjekësisë Ligjore në Kosovë’.