Në Institutin e Mjekësisë Ligjore u kryen procedurat administrative të dorëzimit të personave të identifikuar nga Krusha e Vogël.

 
 
 
Në kuadër të procesit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore u bë dorëzim pranimi i mbetjeve mortore të shtatë viktimave të luftës, nga masakra e Krushës së Vogël.
Në lidhje me këtë, zv.Drejtori i Përgjithshëm Dr Naim Uka me bashkëpunëtorë priti familjarët e personave të identifikuar, ku ndër të tjera theksoi angazhimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në vazhdimësi në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur dhunshëm nga lufta në Kosovë.
Aktualisht është duke u punuar në procesin e ri-invetntarzimit të mbetjeve mortore të paidentifikuara deri më tani.
Në takim, prezent ishin përfaqësues të institucioneve, znj.Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë dhe z.Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, si dhe përfaqësues të EULEX-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Mbetjet mortore të viktimave të identifikuara, me kerkesë të familjeve dhe me përkrahjen institucionale do të rivarrosen nesër , me rastin edhe të përvjetorit Masakrës së Krushës së Vogël.
Ceremonia e rivarrimit mbahet nesër më 26.03.2022, në ora ora 12:00 , në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël.