Ministrja e Drejtësisë, znj Dhurata Hoxha pranoi raportin e progresit të projektit IPA “Fuqizimi dhe modernizimi i shërbimeve të mjekësisë ligjore në Kosovë”.

Ministrja e Drejtësisë, znj Dhurata Hoxha pranoi raportin e progresit të projektit IPA “Fuqizimi dhe modernizimi i shërbimeve të mjekësisë ligjore në Kosovë”. Udhëheqësja e Ekipit, Dr. Sinikka Salo dhe drejtori i projektit Juha Rumpunen përshkruan aktivitetet, duke përfshirë trajnimin me cilësi të lartë, zhvillimin e kapaciteteve teknike, si dhe fuqizimin e strukturave administrative në IML.

Ministrja Hoxha vlerësoi bashkëpunimin ndërkombëtar në mënyrë që të fuqizohet sundimi i ligjit dhe sistemi gjyqësor transparent në Kosovë. Ndihma e vazhdueshme për Kosovën nga BE-ja për fuqizimin e kapaciteteve institucionale në sektorin e sundimit të ligjit do të jetë e nevojshme.

wp_20161017_14_30_42_pro

Projekti ndihmon Institutin për t’u bërë plotësisht funksionale dhe të aplikojë standardet evropiane dhe ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në punën e saj. Projekti menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe financohet përmes Instrumentit për Ndihmë Parahyrëse (IPA), me të cilën BE-ja mbështet reformat në vendet e zgjerimit, me ndihmën financiare dhe teknike. Fondet IPA ndërtojnë kapacitetet e vendeve në të gjithë procesin e anëtarësimit, duke rezultuar në zhvillime progresive dhe pozitive në rajon.