Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Institutin për Mjekësinë Ligjore organizon punëtorinë e dyte ”Hartimi i Protokollit Shtetëror të trajtimit të rasteve të dhunës seksuale”
Sot në hapsirat e Hotelit “Emerald” Ministria e Drejtësisë në bashkëpunimi me Institutin për Mjekësinë Ligjore dhe me mbështetjen e EULEX-it, Rrjetit të Grave të Kosovës dhe UN Women Kosovë mbajti punëtorine e dyte “Hartimi i Protokolit Shtetëror të trajtimit të rasteve të dhunës seksuale”.
Përmes punës në grup, diskutimeve, ballafaqimeve të mendimeve dhe ndarjes së eksperiencave në lidhje me trajtimin e rasteve te dhunës seksuale, synohet të nxirret në pah dhe përdoret maksimalisht dhe në mënyrë sa me efikase përvoja, ekspertiza dhe kapacitetet e pjesëmarrësve në këtë punëtori.
Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie është diskutimi me Grupin Punues i Draft-protokollit Shtetëror të trajtimit të rasteve të dhunës seksuale , me qëllim plotësimin dhe përmirësimin e këtij drafti duke përfshirë të gjitha institucionet relevante dhe përgjegjëse të Institucioneve Shtetërore të Republikës së Kosovës.