MENAXHIMI I MBETURINAVE TË RREZIKSHME NË INSTITUTIN E MJEKSISË LIGJORE

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka filluar me menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme sipas Ligjit në fuqi, Ligji Nr. 04/L-060 për Mbeturina. Këtë muaj, u hoq sasia e parë e mbledhur e mbeturinave në IML, nga kompania e kontraktuar për këtë qëllim. Tani e tutje çdo mbeturinë mjekësore ose kimike që rrezikon shëndetin e punëtorëve, palëve të tjera që hyjnë në IML ose mjedisit, do të mblidhet dhe përfundimisht do të shkatërrohet në impiantet speciale të kompanisë së kontraktuar.

I gjithë ky proces mbështetet dhe monitorohet nga Projekti IPA II “Mbështetja e mëtejshme për mjekësinë ligjore në Kosovë” i Bashkimit Evropian, pasi paraqet një hap të rëndësishëm në akreditimin e Laboratorëve të IML.

Instituti i Mjekësisë Ligjore mbetet i përkushtuar për modernizimin e shërbimeve dhe ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve.