Ligji i ri për Mjekësi Ligjore ka hyrë në fuqi

Korniza ligjore dhe procedurale për mjekësinë ligjore në Kosovë është përtërirë. Ligji Nr.05/L060 për Mjekësi Ligjore hyri në fuqi më 20 prill 2016. Qëllimi i këtij ligji është që të rregullojë procedurën për kryerjen e ekzaminimeve mjeko ligjore, themelimin dhe veprimtarinë e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Me këtë ligj u krijua Instituti i Mjekësisë Ligjore (IFM) si organ qendror i administratës shtetërore, në varësi të Ministrisë të Drejtësisë. Instituti udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm.

 

Instituti është përgjegjës për kryerjen e këtyre aktiviteteve: autopsi mjeko ligjore;  ekzaminime mjeko ligjore klinike; Ekzaminimi i mostrave biologjike dhe ekzaminimet e tjera mjeko ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi; duke mirëmbajtur të dhënat e të gjitha rezultateve mjeko ligjore në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata ose Prokuroria e Shtetit; kërkimin, gjetjen, zhvarrosjen dhe përcaktimin e fatit, identifikimin dhe dorëzimin e mbetjeve mortore të personave nga lufta në Kosovë; hulumtime profesionale, arsimore dhe shkencore në pajtim me ligjin; mbajtjen e kontakteve me familjarët e personave të  zhdukur, bashkëpunimi me institucionet vendore dhe ndërkombëtare dhe organizatave të përfshira në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.