Konferenca e nivelit të lartë mbi “Personat e zhdukur – Mënyra përpara”

Konferenca e nivelit të lartë ‘Personat e zhdukur – Mënyra përpara’ mbajtur me 8 Shtator 2015, në Prishtinë, Kosovë, ka mbledhur përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, qeverisë, gjyqësorit, mediave dhe të shoqërisë civile, nga Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimorë, për të ngritur vetëdijen  e përgjithshme. Presidentja e Kosovës, E.S.  Atifete Jahjaga, ish presidentja e Finlandës, E.S. Tarja Halonen, Ministri i Drejtësisë së Kosovës Z. Hajredin Kuçi dhe Kryesuesi i Zyrës së BE në Kosovë /EUSR, Z. Samuel Žbogar si dhe Ambasadorja e Finlandës, Znj. Anne Huhtamäki morën pjesë në këtë konferencë të nivelit të lartë.

 

Conference President

Konferenca e nivelit të lartë ka përfshirë po ashtu diskutimet në Tryezën e Rrumbullakët si sesion i dytë i seminarit. Tema ishte ‘Personat e Zhdukur – Roli i ADN’. Pas prezantimit të folësve profesionist, diskutimi së bashku me audiencën ishte aktive. Mesazhi kryesor ishte që ekspertiza e antropologjisë dhe arkeologjisë, operacionet e përgjithshme dhe hetimet pasuese për rastet e personave të zhdukur, përfshirë analizat e ADN, duhet të transferohen te institucionet e Kosovës.

????????????????????????????????????

Rastet e personave të zhdukur dhe marrëdhëniet me familjarët e tyre nuk janë përgjegjësi e vetëm një institucioni, por është përgjegjësi e përbashkët e cila kërkon rrjedhën dhe shkëmbimin e rregullt të informatave. Prandaj, koordinimi, kooperimi dhe shkëmbimi i informatave janë një domosdoshmëri në mënyrë që zotimet e shprehura të shndërrohen në veprime konkrete.

Konferenca ishte një sukses. Së bashku ishin 100 pjesëmarrës në konferencë, të cilët përfaqësonin institucionet qeveritare, asociacionin e personave të zhdukur, personelin e DML, organizatat jo-qeveritare dhe ambasadat. Mbulimi nga mediat ishte i shkëlqyeshëm. Konferenca e nivelit të lartë arriti sukses në ngritjen e interesimit të njerëzve për të mësuar më shumë se si mjekësia ligjore kontribuon në realizimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen ligjore për të gjithë qytetarët si dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

High-level_conference_opening