IPA2 “MBËSHTETJA E MËTEJSHME MJEKËSISË LIGJORE NË KOSOVË”

Më 19 maj 2022, me mbështetjen e projektit IPA2 “MBËSHTETJA E MËTEJSHME MJEKËSISË LIGJORE NË KOSOVË” në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë së bashku me mjekët ligjorë u mbajt punëtoria me temë “Diskutim i mëtutjeshëm për Draft Udhëzimin Administrativ për Autopsinë Mjeko ligjore dhe procedurat përkatëse “, ndërlidhur me nenin 139 ” Urdhrat e nevojshëm për shqyrtimin e provave nga eksperti ” i Kodit të Procedurës Penale, si edhe me Rekomandimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës nr. R (99) 3 për harmonizimin e rregullave të autopsisë mjeko-ligjore. Pas diskutimit mes të gjithë mjekëve ligjor, është krijuar version i vrazhdë final i Udhëzimit Administrativ për Autopsi. I njejti do të dërgohet javën e ardhshme në MD.