Institutit për Mjekësi Ligjore mbajti takimin e radhës me grupin punues për Rishikimin e mbetjeve mortore ne morgun e IML-se

Sot me datë 30.09.2022 në ambientin e Institutit për Mjekësi Ligjore u mbajt takimi i radhës i grupit punues për Rishikimin e mbetjeve mortore ne morgun e IML-se;

Të pranishëm në takimin e rregullt tremujor ishin përfaqësuesit nga IML, MD, KQPZH, EULEX, ICRC, ICMP dhe projekti IPA.

Në takim u diskutua për punën e jashtëzakonshme në procesin e inventarizimit, sfidat dhe sukseset e këtij procesi i cili mbështetet edhe nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Në kuadër të bashkërendimit të punëve dhe aktiviteteve për dhe rreth procesit të inventarizimit të mbetjeve mortore në morgun e Institutit, po vazhdon mbështetja e procesit të inventarizimit nga Ministria e Drejtësisë , Misioni i Eulexit me ekspertet e tyre duke potencuar lartë profesionalizmin e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtarë.

Instituti i Mjekësisë Ligjore mbetet i përkushtuar ne procesin e zbardhjes se fatit te personave te zhdukur ne Kosove, ne bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.