Instituti për Mjekësinë Ligjore ishte përfituese e dy projekteve të Organizuara nga Misioni per Sundimin e Ligjit EULEX

Falë bashkëpunimit të shkëlqyer, Instituti për Mjekësinë Ligjore ishte përfituese e dy projekteve të Organizuara nga Misioni per Sundimin e Ligjit EULEX.

Projekti i parë që parashihte trajnimin per Parandalimin e Kontaminimit Biologjik dhe Kontaminimit te Kryqezuar, u mbajt në 7 sesione nga 2 dhe 3 ditë trajnimi për 15 ditë, gjatë muajit prill, maj e qershor 2023, me rreth 200 pjesëmarrës, zyrtarë nga IML dhe nga Policia e Kosovës. Trajnimi u mbajt në IML dhe trajnerë të angazhuar ishin ekspertët mjeko ligjorë.

Ndersa projekti i dytë që parashihte trajnimin per Protokollin Shtetëror për Trajnimin e Rasteve të Dhunës Seksuale, u mbajt ne 3 sesione nga dy ditë trajnimi për 6 ditë, gjatë muajit maj 2023, me rreth 70 pjesëmarrës, ekspertë mjeko ligjorë, infermiere mjeko ligjore, gjyqtarë, prokurorë, hetues policorë dhe mbrojtës të viktimave. Trajnimi u mbajt në objektin e EULEX-it.

IML, në këtë rast pos trajnimeve ishte edhe përfituese e disa kontejnerëve të posaçëm  për mbeturina të rrezikshme, të cilat do ta lehtësojnë punën tonë në një ambient më të sigurtë.

Bashkëpunimi i mirë në mes Institutit për Mjekësinë Ligjore dhe ekspertëve ndërkombëtarë si komponentë e rëndësishme e Misionit per Sundimin e Ligjit EULEX në IML është shumë i  nevojshëm parasëgjithash në çështjen e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë dhe jo vetëm në këtë çështje, dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tutje në ekipet e përbashkëta të ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë për të mirën e të gjihë qytetarëve të Kosovës