Instituti për Mjekësinë Ligjore (IML) në bashkëpunimit të shkëlqyer me Komitetin Nderkombetar të Kryqit të Kuq (KNKK) pranon tri donacione
Instituti për Mjekësinë Ligjore (IML) në saje të bashkëpunimit të shkëlqyer me Komitetin Nderkombetar të Kryqit të Kuq (KNKK), së fundi ka pranuar tri donacione nga ICRC, që kanë të bejnë me kuti kartoni dhe qese per ruajtjen e provave ne kuader të procesit të rishikimit të mbetjeve mortore në IML, pajisje të ndryshme për punë në laborator dhe në terren për ekspertët tanë mjeko ligjor të cilët janë të përfshirë në procesin e kërkimit dhe identifikimit të personave të zhdukur, si dhe thaës për trupa (body bags) për një trajtim të dinjitetshëm të trupave.
KNKK i ka qëndruar afër IML-se gjithmonë me ofrimin e ndihmës profesionale dhe teknike, dhe atë jo vetëm në çështjen që ndërlidhet me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë, por edhe në shërbimet tjera mjeko ligjore të Institutit. KNKK është treguar e gatshme të ndihmojë çdoherë kur ne kemi pasur nevojë, dhe ata janë partnerë tonë të pandashëm në rrugëtimin tonë