Instituti për Mjekësi Ligjore vazhdon bashkëpunimin me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të kuq për çështjen e personave të pagjetur në Kosovë
Më datën 17.11 2022, është mbajtur takimi i radhës me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Institutin për Mjekësi Ligjore, lidhur me bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve.
Të pranishmit u priten nga zv. Drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore -se Dr. Naim Uka se bashku me antropologët mjekoligjor, Dr. Ditor Haliti dhe Dr. Valon Hyseni, si dhe bashkëpunëtoren nga komponenta e EULEX-it Dr. Luisa Marinho-antropologe mjekoligjore.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi me Koordinatoren e re Rajonale për Çështje të Sigurisë te KNKK-se, znj. Aurelie Gautier e cila do ta merr pozitën nga paraardhësja e saj znj. Martina Fava. Zv. Drejtori i IML-së Dr. Naim Uka u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që KNKK ka ofruar për Institutin për Mjekësi Ligjore gjatë kësaj kohe, si dhe i dëshiroi mirëseardhje dhe sukses në pozitën e saj të re znj. Aurelie Gautier. Znj. Martina Fava falënderoi zv. Drejtorin Dr. Naim Uka, për punën e deritanishme dhe u shpreh e bindur që mbështetja e Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Përfaqësuesja e komponentës së EULEX-it në Institutin për Mjekësi Ligjore, Dr. Luisa Marinho-antropologe mjekoligjore, u zotua që misioni i tyre do të vazhdojë që të ofroj mbështetjen për Institucionet e Republikës së Kosovës në koordinim me të gjitha palët e përfshira në këtë proces.
Në takim gjithashtu, u prezantua puna e deritanishme e përbashkët në mes të IML-se dhe KNKK-së, si dhe palët u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen gjithnjë me qëllim të zbardhjes së fatit të personave të pagjetur gjatë luftës në Kosovë dhe mbështetjen e vazhdueshme për familjet e tyre.