Instituti për Mjekësi Ligjore kryen gërmime hulumtuese në Suhodoll – Mitrovicë

Me urdhëresën nga Departamenti Special I Gjykatës Themelore në Prishtinë, ekspertët mjekoligjorë nga Instituti për Mjekësi Ligjore në Prishtinë, me datë 23.08.2022, kanë kryer gërmime hulumtuese në lokacionin e Suhodollit – Mitrovicë.

Pas hulumtimeve dhe analizave paraprake nga organet e hetuesisë është arritur të mblidhen informacione  të bazuara për realizimin e gërmimeve hulumtuese. Në koordinim të ngushtë institucional mes Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Sektorit për hetimin e krimeve të luftës së Policisë së Kosovës, ekspertët mjekoligjorë nga Instituti për Mjekësi Ligjore në përbërje: Dr. Naim Uka – Udhëheqës I Divizionit dhe Specialist mjekoligjorë, Dr. Ditor Haliti – Antropolog Mjekoligjorë, të përkrahur edhe nga Arkeologu mjekoligjor Z. Havier Narranjo nga komponenta e Eulexit, kanë realizuar procedurat profesionale dhe shkencore në kuadër të gërmimeve hulumtuese, të cilat fatkeqësisht kanë rezultuar pa gjetje mjekoligjore.

Përkundër mungesës së gjetjeve mjekoligjore, aktivitetet hulumtuese do të vazhdojnë me ritëm të shtuar në lokacione të tjera, duke zbatuar me përpikmëri çdo urdhëresë/vendim nga Gjykatat kompetente për hulumtimin e krimeve të luftës.

Instituti për Mjekësi Ligjore mbetet I përkushtuar me të gjitha kapacitetet ekzistuese profesionale, shkencore dhe administrative në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë anembanë Kosovës, pa dallim etnie, race apo religjioni.