Instituti për Mjekësi Ligjore i përfaqësuar nga dr. Naim Uka, në Konferencën e 31-të të Interpolit, për Identifikimin e viktimave në fatkeqësi
Në Sekretariatin e Përgjithshëm të Interpolit në Lion të Francës, nga data 21-23 Qershor 2022, u mbajt Konferenca e 31-të me radhë për Identifikimin e viktimave në fatkeqësi, ku në cilësinë e anëtarit të nëngrupit punues për Mjekësi Ligjore dhe Antropologji Mjekoligjore mori pjese dr. Naim Uka – Udhëheqës I Divizionit për Identifikim, Koordinim dhe Përkrahje si Specialist Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore.
Në kuadër të punimeve të Grupit Punues u prezentuan aktivitete të shumta profesionale të ekipeve të ndryshme ndërkombëtare për identifikimin e viktimave në fatkeqësi, duke ngritur në prioritet çështjen e krijimit të ekipeve kombëtare, regjionale dhe profesionale në vendet dhe regjionet ku ato mungojnë, posaqërisht në identifikimin e viktimave në fatkeqësi.
Në punimet e kësaj Konference respektivisht të nëngrupit punues për Mjekësi Ligjore dhe Antropologji Mjekoligjore, dr. Uka paraqiti prezantimin me titull: “Identification Process and Determining Cause of death in Skeleton Cases – Mass Graves”.
Aktivitetet në kuadër të krijimit të ekipeve për Identifikime kudo që ato mungojnë do të intensifikohen në të ardhmen e afërme duke pasur parasysh edhe zhvillimet e fundit në Ukrainë.