Instituti I Mjekësisë Ligjore vazhdon të përkrahet me donacionin e radhës nga Kryqi I Kuq Ndërkombëtar

Bashkëpunimi I Institutit për Mjekësi Ligjore me Kryqin e Kuq Ndërkombëtarë vazhdon të rritet edhe përmes donacionit të radhës në kuadër të procesit të inventarizimit të mbetjeve mortore në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Me datë 18.03.2022, Dr.Naim Uka – Zv. Drejtor I Institutit të Mjekësisë Ligjore, me bashkëpunëtorë, Dr Musa Gashi (Udheheqes I Divizionit per Mjekesi Ligjore), Dr Ditor Haliti dhe Dr Valon Hyseni (Antropologë Mjeko Liogjorë), së bashku edhe me ekspertët nga Eulex-it, z Javier Naranjo (Arkeolog ) dhe Luisa Marinho (Antropologe), pranoi donacionin nga Kryqi I Kuq Ndërkombëtarë përmes dr. Sherry Fox.

Donacioni I dhuruar mundëson që puna profesionale e ruajtjes dhe procedimit të mbetjeve skeletore të bëhet sipas standardeve më të reja ndërkombëtare duke ngritur shërbimet profesionale në nivelet më të larta ndërkombëtare.
Gjatë pranim – dorëzimit të këtij donacioni Dr. Uka falënderoi për donacionin e dorëzuar duke theksuar faktin se Kryqi I Kuq Ndërkombëtarë edhe më pare ka dhuruar donacion tjetër në shërbim të procesit të inventarizimit, duke shprehur mbështetjen e vazhdueshme procesit të identifikimeve mjekoligjore në përgjithësi.

Vazhdon mbështetja e procesit të inventarizimit nga Ministria e Drejtësisë dhe Misioni I EUlexit

Në kuadër të bashkërendimit të punëve dhe aktiviteteve për dhe rreth procesit të inventarizimit të mbetjeve skeletore në morgun e Institutit, zv Drejtori i IML-se, Dr Naim Uka me bashkëpunëtorë, Dr Musa Gashi (Udheheqes I Divizionit per Mjekesi Ligjore), Dr Ditor Haliti dhe Dr Valon Hyseni (Antropologë Mjeko Liogjorë), së bashku me ekspertët nga Eulexi, z Javier Naranjo (Arkeolog ) dhe Luisa Marinho (Antropologe), me datë 22.03.2022, pati takim me znj Nazlije Bala (keshilltare politike e ministres Albulena Haxhiu),. Ndersa me prezencen e saj ne kete takim na nderoi znj Valentina Vitali, udhëheqëse e zyrës së Shefit te Misionit (Eulex).

Gjatë takimit Zv. Drejtori I IML-së, dr. Uka – njëkohësisht edhe Udhëheqës I Grupit punues për Inventarizimin e mbetjeve mortore raportoi për ecurin e procesit, duke potencuar lartë profesionalizmin e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtarë.

Në takim u diskutua për punën e jashtëzakonshme në procesin e inventarizimit, sfidat dhe sukseset e këtij procesi I cili mbështetet edhe nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kryqi I Kuq Ndërkombëtar dhe Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Znj. Bala dhe Znj. Vitali shprehën konsideratat e tyre duke vlerësuar lartë përkushtimin dhe profesionalizmin që është duke e udhëhequr procesin e inventarizimit, duke ofruar mbështetjen e plotë të Ministris së Drejtësisë dhe Misionit të Eulexit.

Takimet e nivelit të tillë do to intensifikohen në të ardhmen duke inkurajuar profesionistët mjekoligjorë në punën e tyre të vazhdueshme.