INSTITUTI I MJEKËSISË LIGJORE NË PRISHTINË NËNSHKRUAN MEMORANDUM BASHKËPUNIMI ME INSTITUTIN E MJEKËSISË LIGJORE, KRIMINALISTIKËS DHE DEONTOLOGJISË MJEKËSORE PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË NË SHKUP
Në muajin Korrik 2021 u mbajt takimi mes dy Drejtorëve të Instituteve të Mjekësisë Ligjore, atij të Kosovës dhe Maqedonisë, Dr. Arsim Gërxhaliu dhe Dr. Aleksandar Stankov. Takimi u mbajt në hapësirat e IML-së në Prishtinë dhe me atë rast u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit mes dy Institucioneve.
Përmes këtij Memorandumi, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Kriminalistikës dhe Deontologjisë Mjekësore në Shkup, pranon të bëjë ndërmjetësimin mes IML-së në Prishtinë dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore në Sevilla (Spanjë) për Testet e Kompetencës (Proficiency Tests) në analizimin e alkoolit.
Ky Memorandum poashtu përfshinë edhe bashkëpunimin e të dy Institucioneve në aktivitete shkencore dhe profesionale (konferenca, seminare, punime shkencore, ekspertiza për sistemin juridik, analiza toksikologjike e histopatologjike, etj). Palët janë dakorduar edhe për dalje në ndihmë të njëra tjetrës, në rast të pamundësisë së realizimit të ndonjë aktiviteti nga cilado palë.
Gjatë realizimit të cilësdo nga aktivitetet e lartpërmendura, palët janë zotuar për respektim të plotë të konfidencialitetit të informatave konform standardeve ndërkombëtare dhe ligjeve vendore.