Instituti i Mjekësisë Ligjore me mbështjetjen dhe bashkëpunimin e IPA II Projektit organizon trajnime online për Gjyqtarët dhe Prokurorët lidhur me shërbimet mjekoligjore

Me datë 01 Qershor 2021 do të fillojë cikli një mujor intenziv i ligjëratave online  të organizuara nga IML dhe Projekti IPA II në të cilat do të marrin pjesë Gjyqtarë e Prokurorë nga të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës. Trajnimet do të mbahen nga ekspertët mjekoligjor vendor dhe të huaj, do të zgjasin nga dy ditë për secilin regjion të Kosovës. Në total do të mbahen 14 ligjërata online, sipas orarit ne vijim:

  • Regjioni i Mitrovices – 01.06.2021 – 02.06.2021
  • Regjioni i Pejes – 03.06.2021 – 04.06.2021
  • Regjioni i Prizrenit – 08.06.2021 – 09.06.2021
  • Regjioni i Ferizajit – 10.06.2021 – 11.06.2021
  • Regjioni i Gjilanit – 15.06.2021 – 16.06.2021
  • Regjioni i Gjakoves – 17.06.2021 – 18.06.2021
  • Regjioni i Prishtines – 22.06.2021 – 23.06.2021

Këto trajnime do të jenë në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit mes KPK, KGJK dhe IML-së si edhe të njohjes më të mirë të punës së ndërsjellë.