Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) dhe projekti IPA II përfunduan me sukses ligjeratat online për gjykatësit dhe prokurorët
Instituti i Mjekësisë Ligjore me mbështetjen e projektit IPA II “Mbështetja e mëtejshme për mjekësinë ligjore në Kosovë”, kanë përfunduar me sukses ligjeratat online “Hyrje në Llojet e Autopsive mjekoligjore Ekzaminimet Klinike mjekoligjore dhe Analizat Laboratorike mjekoligjore të kryera nga IML” për gjykatësit dhe prokurorët publik.
Gjithsej janë organizuar 12 ligjerata intenzive online për të 7 rajonet e Kosovës ndërmjet 01 dhe 23 Qershor 2021.
Ligjeratat janë mbajtur nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtare te mjekësise ligjore. Në ligjerata kanë marrë pjesë më shumë se 80 gjykatës dhe prokurorë (me prejardhje të ndryshme etnike), dhe me afër 50% pjesëmarrje të grave. Me masat e lehtësuara qeveritare lidhur me COVID-19, ekipi i projektit do të organizojë një ngjarje të hapur certifikimi për ligjeruesit si edhe për gjykatësit dhe prokurorët.