IML pranon donacion nga EULEX
IML pranon donacion nga EULEX
Instituti për Mjekësinë Ligjore ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga Misioni EULEX, me paisje dhe artikuj të ndryshëm që ndihmojnë punën e përditshme të njësive. Benefitet direkte të pritshme nga ky donacion janë në:
- Menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme
- Edukimin e vazhdueshëm professional të stafit përmes librarisë
- Pasurimin e ambienteve punuese me inventor përkatës
Zv. Drejtori i IML-së Dr Ditor Haliti falënderoi Shefin e Misionit Z. Giovanni – Pietro Barbano për këtë donacion dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ky mision i ka ofruar Institutit. Në takim u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer që IML ka me Misionin EULEX, për të cilin palët u zotuan se do të vazhdojë edhe në projektet tjera në vijim.