IML e mbështetur nga IPA-projekti; Takimi i 10-të i Komitetit Drejtues tregon rezultate

Në takimin e dhjetë të Komitetit Drejtues të IPA-projektit “Fuqizimi dhe modernizimi i shërbimeve të mjekësisë ligjore në Kosovë” u diskutua në lidhje me nevojat e mëtejshme të IML. Dy çështje të rëndësishme u prezantuan: mbështetje të mëtejshme për të rritur kapacitetet njerëzore për të mbështetur punën në laborator për toksikologji dhe mbështetjen e mëtejshme të zhvillimit të strategjisë të IML për të finalizuar strategjinë në përputhje me legjislacionin e ri të miratuar (Ligji Nr. 05/L060 për Mjekësi Ligjore).

Përmes projektit “Fuqizimi dhe modernizimi i shërbimeve të mjekësisë ligjore në Kosovë”, Ministria e Drejtësisë ka për qëllim fuqizimin e shërbimeve të mjekësisë ligjore, në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) nën administrimin e saj. Puna përqendrohet në zhvillimin e kapaciteteve teknike dhe njerëzore, duke fuqizuar po ashtu dhe strukturat administrative të IML. Projekti ndihmon Institutin për t’u bërë plotësisht funksional duke aplikuar standardet evropiane dhe ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në punën e saj.

dsc02873-1

Rritja e bashkëpunimit institucional në nivel kombëtar si dhe pjesëmarrja e IML në rrjetet e mjekësisë ligjore të BE-së dhe komunitetit shkencor të mjekësisë ligjore janë pjesë të rëndësishme të aktiviteteve. Qasja në bazat e të dhënave ndërkombëtare, eBiblioteka  dhe eRevistat garantojnë informacion të përditësuar të zhvillimeve të shpejta në metodat e mjekësisë ligjore. Blerja e pajisjeve dhe instrumenteve të reja, duke përfshirë pajisjet e TI për stafin, ka përmirësuar kushtet e punës dhe ka zvogëluar rreziqet shëndetësore  profesionale dhe të sigurisë.

Projekti menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe financohet përmes Instrumentit për Ndihmë parahyrëse (IPA), me të cilat BE-ja mbështet reformat në vendet e zgjerimit, me ndihmën financiare dhe teknike. Fondet IPA ndërtojnë kapacitetet e vendeve në tërë  procesin e anëtarësimit, duke rezultuar zhvillimet progresive dhe pozitive në rajon. Ky projekt mbështet zbatimin e përgjithshëm të ligjit dhe sistemet juridike transparente dhe vazhdon ndihmën e BE-së në Kosovë në fuqizimin e kapaciteteve institucionale në sektorin e sundimit të ligjit.