Dita ndërkombëtare për Personat e Zhdukur

Gjatë ditëve të fundit të Gushtit, kishte një sërë ngjarjesh lidhur me Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur. Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka përgatitur në hapësirat e sajë një koleksion të gjerë të fotografive të punës e cila është bërë nga DML dhe ndërkombëtarët me qëllim të hulumtimit dhe identifikimit të personave të zhdukur dhe kthimin e tyre prapa te familjarët e tyre. Me 30 Gusht, shumë njerëz janë mbledhur në sheshin Nënë Tereza, në zemër të Prishtinës. Krye-Ministri Mustafa ka respektuar ngjarjen duke sjellë lule te Monumenti i Personave të Zhdukur në hyrje të ndërtesës së Parlamentit. Pas kësaj njerëzit kanë ecur përgjatë sheshit në një ngjarje tjetër në të cilën Z. Prenk Gjetaj, Kryetar i Komisionit Qeveritarë për Personat e Zhdukur dhe përfaqësuesit e Asociacionit të Personave të Zhdukur kanë mbajtur fjalim.

20150830_111657
 20150828_160204
 20150830_110859