Ekipe të mjekoligjorëve në lokacionin afër Sjenicës – Shtaval

“ Pas një pune intensive prej 17 ditësh, të ekipeve mjekoligjore të IML-së në lokacionin afër Sjenicës – Shtaval, në mungesë të gjetjeve mjekoligjore fatkeqësisht konsiderohet si lokacion pa rezultate.

Ndërkohë, në territorin e Republikës së Kosovës, ekipet tona mjekoligjore kanë realizuar edhe dy hulumtime gërmuese, në Gjonaj dhe në Trudë. Nga lokacioni I pare – Gjonaj, përkundër faktit të gjetjes së disa mbetjeve skeletore, pas ekzaminimeve shtesë antropologjike dhe mjekoligjore në sallën e antropologjisë, të njëjtat kanë rezultuar pa interes mjekoligjor. Kurse, rasti I lokacionit të Trudës, ka rezultuar me gjetje positive dhe si I tillë është në fazat fillestare të ekzaminimeve shtesë mjekoligjore.

Instituti I Mjekësisë Ligjore, respektivitisht Divizioni për Identifikim, Koordinim dhe Përkrahje vazhdon të hartojë planifikimet e radhës për hulumtimet gërmuese në lokacione të ndryshme në Kosovë, të cilat do të vazhdojnë të zbatohen në javët në vazhdim, varësisht edhe nga kushtet atmosferike”