Dr. Ditor Haliti, përfundoi me sukses studimet master në Universitetin Dundee (MB)

Në Shtator 2018, Dr. Ditor Haliti filloi studimet Master në Universitetin Dundee (MB) në programin Antropologji Ligjore.

Këto studime kanë zgjatur për një vit dhe janë mbështetur nga Projekti i BE-së IPA2 “Mbështetja e mëtejshme për mjekësinë ligjore në Kosovë”, duke mbuluar shpenzimet e arsimit, jetesës, akomodimit si dhe shpenzimet e udhëtimit.

Programi Master i Shkencave i Antropologjisë Ligjore ka përfshirë gjithsej 6 module:

  1. Osteologji Mjeko-Ligjore
  2. Proceset peri-post mortem
  3. Identifikimi i Viktimave të Fatkeqësive (IVF)
  4. Identifikimi mjeko-ligjor i njeriut
  5. Shkenca Ligjore dhe Ligji dhe
  6. MSc Disertacioni i projektit kërkimor

Në të gjitha këto module Dr. Haliti i ishte nënshtruar vlerësimit, përkatësisht provimeve në pjesën praktike dhe teorike, duke i përfunduar të gjitha me sukses dhe brenda afatit të paracaktuar.

Në fund, Dr. Haliti ka përgatitur projektin kërkimor ose disertacionin me titull: Analiza e traumës në mbetjet skeletore të gjetura në një varrezë massive, e cila u vlerësua me notën maksimale. Me përfundimin me sukses të të gjitha provimeve dhe temës së disertacionit, në Tetor 2019, z. Haliti u vlerësua me titullin: Master të Shkencave të Antropologjisë Mjeko-Ligjore (distinction), nga Universiteti Dundee, i cili është edhe vlerësimi më i lartë në sistemin e vlerësimit të Mbretërisë së Bashkuar.